Bazuar në ekspertët e kësaj fushe, lule të caktuara janë të mira për të promovuar energji pozitive dhe për të na dhënë neve një sens të të ndjerit mirë çdo ditë.
Ju mund ta zvogëloni energjinë negative duke vendosur disa lule në shtëpitë e juaja.
- Rozmarinë
Kjo lule ndihmon në mbrojtje, pastrim dhe shërim. Është gjithashtu e këshillueshme të vendosen disa fletë të kësaj luleje nëpër gjësende apo zona të caktuara në mënyrë që të tërhiqni energji pozitive rreth jush, shkruan ksp.
Kjo lule është përdorur për mijëra vite në Azi, si simbol i pastërtisë dhe prosperitetit. Vendoseni në një qoshe të dhomës ku ka pak dritë dhe larg prej rrezeve direkte të diellit. Mbajeni në një shishe uji.
Pepermint është lulja e mirëqenies dhe besohet se ata që mbajnë një lule pepermint të freskët, tërheqin prosperitet ekonomik. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e komunikimit në shtëpinë tuaj.
Lulja lavender ndihmon në zvogëlimin e depresionit dhe kontrollimin e emocioneve. Ajo promovon lumturi dhe harmoni në shtëpi.
Kjo lule tërheqë energji pozitive duke përmirësuar energjinë brenda shtëpisë. Lulja orhide ka lloje të ndryshme të varieteteve qe vijnë ne forma dhe masa të ndryshme, ajo po ashtu ka një aromë të ëmbël dhe të këndshme që shërben ndryshe për të rritur disponimin.
Lulja jasminë ndikon po ashtu në tërheqjen e energjisë pozitive. Vaji i jasminës është gjithashtu i njohur si një ndër nxitësit më të fuqishëm.
Aloe vera thuhet të shërbejë si një ndër luftuesit më të mëdhenj kundrejt energjive të këqija, është po ashtu e njohur për tërheqjen e prosperitetit dhe energjive pozitive gjetkë në shtëpi.
Shumë njerëz besojnë se kur lulja aloe vera rritet dhe është vitale tërheqë edhe fat të mirë, përgatiti Koha. (b.an)