• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këto janë 10 pajisjet më inovative të këtij viti (FOTO/VIDEO)

by A R
21/12/2015 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2015 ka qenë viti i pajisjeve. Marrëdhënia jonë me teknologjinë është bërë e pandashme; tani ajo është gjithçka për ne.

Ju mund ta kaloni një ditë pa partnerin tuaj, por jo pa telefonin.

Këto janë disa nga pajisjet më të mira të shpikura gjatë vitit 2015, të cilat janë shumë të nevojshme.

1. Një orë që shfaq kohën dhe momentet tuaj më të bukura

Memory Clock ruan fotot digjitale dhe i shfaq ato në të njëjtën kohë që janë shkrepur një vit më parë. Kështu, nëse jeni në dhomën e ndenjes dhe po hapni dhuratat e Krishtlindjes me familjen tuaj, ora do të shfaqë fotot që keni shkrepur një vit më parë duke hapur dhuratat.

 2. Stilolapsi që transferon gjithçka që shkruani në çdo sipërfaqe në ekranin e telefonit

Stilolaps i ri inteligjent Phree ju jep mundësi të shkruani në çdo sipërfaqe dhe pastaj i shfaq automatikisht shënimet tuaja në ekranin e telefonit ose tabletit.

Ju mund të shkruani në tavolinë (ose në krahun e karriges, në kopertinën e librit, apo edhe në barkun e ndonjërit) dhe gjithçka që do të shkruani do të shfaqet tek telefoni, tableti ose kompjuteri.

3. Vazot që rriten bashkë me lulet

Ju mund të ndryshoni formën dhe madhësinë e vazos sa herë që bima rritet dhe lulëzon.

4. Pedalet inteligjente që ju lajmërojnë kur dikush përpiqet t’ju vjedhë biçikletën

5

 

Biçikleta është e pajisur me pedale inteligjente, të cilat lidhen me telefonin nëpërmjet një aplikacioni të veçantë, dhe ju njoftojnë kur dikush përpiqet t’ju vjedhë biçikletën, edhe nëse jeni shumë milje larg. Ata monitorojnë gjithashtu aktivitetin e çiklistit dhe i ruajnë të gjitha statistikat në aplikacion.

5. Kamera mbikëqyrëse më e mirë e të gjitha kohërave

Ulo është një pajisje mbikëqyrëse që duket si një buf: një buf që duhet ta keni me patjetër në shtëpi. Kamera monitoron të gjithë shtëpinë dhe i shfaq pamjet në kohë reale në telefon ose kompjuter.

6. Pjatat në formën e 50 shteteve

pjata

Pjatat kanë formën e hartës së një shteti dhe të gjitha së bashku formojnë një kontinent. Blini një shtet të vetëm (ose të gjitha) këtu.

7. Pajisja që ju ndihmon të mbani trupin drejt

6

Pajisja Upright ju trajnon që të mbani trupin drejt kur jeni të ulur. Ajo vibron sa herë që ju filloni të kërruseni.

8. Valixhja që zgjerohet si raft

 

Udhëtoni shpesh? Tani mund të merrni të gjithë dollapin me rroba me vete.

9. Pajisja që kthen telefonin në një çelës dere

Sesame është më e mirë se dryni i zakonshëm i derës. Pasi ta vendosni tek dera, ju mund të përdorni një aplikacion në telefonin tuaj për të mbyllur (ose hapur) derën. Aplikacioni ruan gjithashtu informacione sa herë hapet dhe mbyllet dera, kështu ju do të dini gjithmonë kush dhe kur ka ardhur në shtëpi.

10. Qaforja që mban qenin tuaj të sigurt

Buddy është një qafore për qentë e pajisur me drita LED dhe sistemin GPS. Kjo qafore nuk monitoron vetëm qenin duke përdorur GPS-in, por ndriçon gjithashtu, kështu mund ta shihni qenin në errësirë./krokodili.al

Next Post

Mayweather fle mbi para... pastaj i hedh dollarët drejt disa striptisteve (FOTO/VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

May 20, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

May 20, 2026
“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

May 20, 2026
Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

May 20, 2026
Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

May 20, 2026
Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

May 20, 2026
Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

May 20, 2026
Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

May 20, 2026
KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

May 20, 2026
Ç’mund të sjellë një amerikan në oborrin e SPAK?

Ç’mund të sjellë një amerikan në oborrin e SPAK?

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In