• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këtë radhë Amerika do të qëndrojë këtu, nuk do largohet si në vitin 1945

by Ilir Yzeiri
24/04/2021 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Histeria e Ilir Metës kundër zonjës Juri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, pason po të njëjtën urrjetje të Sali Berishës për ambasadorët amerikanë që nga Withers e deri te Lu.

Nga Ilir Yzeiri

Histeria e Ilir Metës kundër zonjës Juri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, pason po të njëjtën urrjetje të Sali Berishës për ambasadorët amerikanë që nga Withers e deri te Lu.

Pas viteve ’90 është hera e dytë që SHBA-të janë të pranishëm në Shqipëri si vend aleat e mik dhe si një nga partnerët kyç e strategjikë të Shqipërisë. Kur kam lexuar librin e Harris Silajxhiç (Haris Silajxhiç – SHQIPËRIA DHE SHBA në arkivat e Uashingtonit, Dituria, Tiranë, 1999) për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kam kuptuar, sidomos, pse SHBA-të treguan interes për Ballkanin dhe për Shqipërinë, interes që arriti kulmin me presidentin Wilson. Pas Luftës së Dytë Botërore, zhvillimet e mëpasme na lanë jashtë ombrellës amerikane dhe këtu nuk është rasti të tregojmë përse. Ata u larguan prej nesh, por edhe gjatë kohës së diktaturës, izolimi i Shqipërisë dhe dalja nga Traktati i Varshavës  e përzënia e rusëve nga Shqipëria, ishin një sinjal që edhe diktatura i çonte në një farë mënyre Amerikës. Pra, edhe diktatori Enver Hoxha, megjithëse fliste natë e ditë kundër imperializmit amerikan, në fakt, identifikoi si armikun themelor të shqiptarëve rusët dhe sllavët. Dhe po të dëgjosh fjalimin e tij të vitit 1982 e kupton se edhe dikatatori Enver Hoxha, ndërsa kërcënon sllavët që po shtypin vëllezërit kosovarë, i paralajmëron ata se ju kurrë nuk do të kaloni nga Shqipëria për në Europë. Pra, edhe diktatori Enver Hoxha ishte më i qartë në politikën gjeostrategjike.

Vetëm pas vitit 1990 në jetën shqiptare u shfaqën dy politikanë antishqiptarë që dërgojnë mesazhe në Rusi e në Beograd dhe u kundërvihen SHBA-ve. Ata janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Është e çuditshme, por politikani i parë që i është kundërvënë amerikanëve është Esad Toptani. Siç mësojmë nga libri i Silajxhiçit, që përmenda më sipër, në vitin 1915 « Fondi për Ndihmë Shqipërisë » kishte nisur një anije me ndihma në Shqipërinë e dërmuar nga lufta. Anija mbërrin në portin e Durrësit. Esad Toptani e akuzonte Uilljam Huardin, kapitenin e anijes, si të lidhur me princ Vidin. I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Beograd, Xhorxh Lolilard kërkon që ky rast të hetohet. Por Esad Toptani e largoi Hauardin nga Durrësi dhe më 18.12.1915 e largoi edhe me forcë anijen « Albanija ». Amerikanët nuk protestonin dot sepse Lolilard nuk ishte i akredituar në qeverinë shqiptare. (f. 9).

Tani përsëritet e njëjta frymë nga dy politikanë që, për fat të keq, janë zgjatim i arketipit të politikanit shqiptar që kanë punuar kundër interesave të Shqipërisë.

Edi Rama, jo vetëm që përfaqëson Shqipërinë europiane dhe Shqipërinë që ka si partner strategjik SHBA-të, por kurrë nuk e ka cënaur këtë marrëdhënie me ta. Mjaft të kujtojmë rolin e tij në stabilizimin e forcave politik shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, rolin e tij prej lideri në Ballkan për të kuptuar se ai është pjesa e Shqipërisë ku identifikohemi të gjithë. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Aleanca më e madhe e vendeve të Perëndimit, NATO-ja, të zhvillojë në Shqipëri stërvitjen më të madhe në Ballkan duke na vendosur përfundimisht në atë krah të historisë që e kishim ëndërruar që nga koha e Skënderbeut, në anën e Perëndimit.

Në një botë të pasigurtë, me Kosovën e pavaruar, roli i shqiptarëve në Ballkan ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe, më në fund, ne kemi në krye të shtetit një lider që ka gjithë besimin e Perëndimit. Në anë tjetër, është e shkuara dhe e keqja e historisë shqiptare e mishëruar të Berisha Meta dhe te Lulëzim Basha.

Reagimi i prerë i zonjës së nderuar Yuri Kim për të mos përgjakur zgjedhjet në Shqipëri dhe kërcënimi i hapur që ajo i ka bërë Ilir Metës, mbështetet në një premtim tjetër që ajo, ne emër të SHBA-ve, artikuloi pas ngjarjes tragjike në Elbasan. Ajo tha : ju nuk jini vetëm. Ne jemi me ju, me popullin shqiptar. Asgjë më shumë nuk duan shqiptarët këtë radhë. Të mos jenë vetëm dhe në dorë të Berishës, Metës, Bashës dhe paramilitarëve që duan të destabilizojnë këtë vend. E provuan njëherë kur amerikanët u larguan në vitin 1945.

Next Post
Çfarë ndodhi sot në Presidencë? Yuri Kim qëndron 90 minuta në zyrën e Metës, detaje nga takimi

Habia e 'Washington Post': Presidenti shqiptar thotë se Amerika mund ta vrasë me raketë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In