• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këta më vjedhin arkitektët”, Rama tregon batutat me Trump në Bruksel, komenti i tij për Macron dhe Soros

by A R
18/04/2021 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer bisedën me ish Presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe batutën që i tha për arkitektin që bëri Trump Tower në Chicago.

“Kur ishim në Bruksel në takimin që u bë Samiti i NATO-s dhe u inagurua headquarteri i ri i NATO-s dhe po shihnim të gjithë, i them, Zoti President, e di kush e ka bërë këtë? Jo tha. E ka bërë i njëjti arkitekt që ka bërë Trump Tower në Chicago. Po bën shaka tha. Jo i thashë. Më thotë mua, e shikon çfarë bëjnë këta, në vend që të blejnë avionët e mi, vjedhin arkitektët e mi”, tha Rama për Trump.

Në “E diell”, foli edhe për presidentin francez, Emanuel Macron, për të cilin tha se do të jenë miq pasi kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë.

“Është nga të paktët që do kem marrëdhënie dhe kur unë mos të jem kryeministër e ai president. Kemi një marrëdhënie miqësore komunikimi dhe sigurisht kemi edhe disa kujtime deri tani, por është një inteligjencë mbresëlënëse. Ai është shumë i interesuar për Ballkanin dhe është një temë që i intereson shumë. Pastaj flasim për historinë e politikës franceze, për personazhe”, tha Rama për Macron.

Ndërsa për biznesmenin George Soros, Rama hodhi poshtë zërat se ai na kontrollon duke thënë se nuk ka asnjë interes financiar në Shqipëri.

“Soros me Shqipërinë ka pasur lidhje të kahershme si në shumë vende të tjera. Ka bërë investime që ishin të pamundura në atë kohë, shkolla. Pra ka qenë një krah i ministrisë së Arsimit në vitet ’90 dhe sidomos pas vitit ’97. Ndërkohë ishte njeriu që të gjithë të rinjtë qofshin të gazetarisë apo asaj që filloi të formohej si shoqëri civile të kishin mundësi për të udhëtuar jashtë për punët e tyre. Të kishin mundësi për projektet e tyre. Sorosi nuk ka pasur dhe as nuk ka interes financiar në Shqipëri, zero. As për të investuar, as për të përfituar”, tha Rama.

Sa i përket konspiracionistit Alfred Cako, u shpreh se i shkruan vazhdimisht, por e cilëson si personazh simpatik.

“Më shkruan herë pas here, më paralajmëron për ardhjen e apokalipsit por është personazh shumë simpatik. Teoritë e tij janë poezi që mund të konsiderohen si pjesë e fantazisë dhe e dellit krijues të njeriut”, tha kryeministri. Ndërsa teorisë së tij se Edi Rama nuk është i vërtetë, por kloni i tij, iu përgjigj: “Pikërisht pra. Sidomos dhe tani që kam bërë botoks.”

Next Post
Bilanci ditor i pandemisë: 11 viktima dhe 364 infektime në Kosovë

Bilanci ditor i pandemisë: 11 viktima dhe 364 infektime në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In