• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta janë të gjithë të lumtur. Por, deri kur?

by Fatbardh Kadilli
20/09/2025 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Askush nuk do që t’i trazojë ujrat e ndenjura të politikës. Në dukje ka skërmitje, britma, gafurje nga opozita, por aq të lodhura dhe aq të vjetëruara sa nuk e ndryshojnë aspak monotoninë e përgjitshme. Kryeministri shfaqet me arrogant, nervoz dhe me aksione që do duhej të paktën të shoqëroheshin me habi, ose me dyshime, por edhe ato janë shumë të vjetra. Që nga pastrimi i Lanës dhe Parkut, 25 vjet më parë, ndryshimi është vetëm gjeografia dhe përmasa e atyre që prishen. Përfundimi, kemi një politikë që përsërit vetveten dhe që ndiqet pa pijë interesi nga ana e publikut.

Lëvizjet dhe fjalimet politike janë si ritransmetim i atyre ndeshje që edhe kur janë luajtur dihej që ishin të shitura. Palët dhe të reshtuarit politikë janë rehatuar me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

I lumtur dhe i rehatuar Kryeministri, edhe pse nuk po i ndez makina Ram4, me targa 20-30. Ka marrë mandatin e katërt dhe ka parablerë të pestin. Pse të trazohet?

I lumtur është dhe Berisha. Morri numra mjaftushëm që të mbretërojë në opozitë dhe antropo-mandatet (mandatet me dy këmbë) janë të lumtur të shërbejnë fjalë pa kuptim pa u sikletosur nga ndjenja e turpit.

Lumturia e tangos Rama-Berisha është rrënimtare për fatet tona. Për ata që ende mendojnë se nuk janë dysh, u them se sherri që na servirin është si ato sherret mes ortakëve në biznes. Si ta ndajmë? 70 me 30? Jo, 60 me 40. Joooo! Dhe gërr-mërr pa fund..

Të lumtur janë dhe Kryetarët pa parti. Morrën vota mjaftushëm që të justifikojnë vetëndjerjen prej lideri kur flasin pa asnjë vizion dhe pa asnjë efekt politik.

Të lumtur janë bizneset e mëdha, që i lëvdojmë kur i quajmë Oligarkë. Punët me qeverinë u ecin, po dhe ndonjë thërime për opozitën që japin nuk e shohin si dëm ekonomik. Kështu nuk kanë pse e vënë ujin në zjarr për ndonjë investim politik që të ndryshojë këtë rehati.

Të lumtur edhe bizneset e mesme. Kanë më pak presion nga grabitqarët e shtetit, pasi skemat e korrupsionit janë ngjarje që nuk lidhen drejtëpërdrejtë me ata. Nuk vidhet më me inspektorë. Edhe vjedhja me tendera është automatizuar, dmth depersonalizuar. Sot po vidhet me skemën inovative 5D që nga bashkia e Tiranës po përdoret edhe në vende të tjera.

Të lumtur janë dhe ata të medias. Debatet gëlojnë, rrjetet sociale e kanë bërë folës çdo debil të volitshëm për të tërhequr audiencën e mpirë që nuk ka pritshmëri cilësie dhe shtriqet në divanin e mosangazhimit. Mundimi i mediave është vetëm të kenë korrent sa të mbajnë ekranet ndezur, pastaj gëlon humori politik i vetëtalljes kolektive.

Të lumtur duken dhe shqiptarët që po nunërojnë sa krerë turistë erdhën dhe sa evro harxhuan. Populli më i varfër i Evropës që besdiset nga turistët që nuk kanë shumë para. Ky duhet shpallur kulmi i lumturisë që lind nga monotonia.

Të dorëzuar dhe pse të palumtur janë dhe zgjedhësit, kur sistemi politik që kemi realizuar nuk i nxit më as për baste politike. Ndeshja është e shitur. E ke parë e riparë. Pse të shkosh prap në stadium? KM thotë, ç’ju duhet rotacioni? Nesër mund të thotë, ç’ju duhen zgjedhjet?

Kur politika ësht e tëra e lumtur, biznesi i qetë dhe në rehati, kur media është konform me palët, kur njerëzit nuk ndjejnë asnjë angazhim, mbetemi përfundimisht në një monotoni të lumtur. Se dhe lumturia është shpikje jona. Kur kemi fantazi shpikim limitin e lumturisë- ëndrën tonë. Në monotoninë që po jetojmë s’ka më ëndra. Sigurisht, kjo monotoni që i ngjan shumë gjumit të drekës në zheg, nuk do zgjasë shumë. Nuk kam për qëllim të filozofoj, as nuk di se çfarë do të ndodhë, por ajo që po jetojmë është në kundërshtin me ligjet e natyrës. Nga që e di që shpejtë do të prishet, mendova ta fotografoj dhe ta hedh në publik këtë gjendje të turpshme, që nesër të dihet kush ishin të lumturit me monotoninë politike dhe të mos thonë “ne donim ndryshimin”… zgjimi do të vijë.

Next Post
Provokimi i Moskës/ Avionët luftarakë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, NATO aktivizoi Nenin 4

Provokimi i Moskës/ Avionët luftarakë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, NATO aktivizoi Nenin 4

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In