• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta gënjejnë edhe ditën me diell…

by Artur Ajazi
30/08/2020 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

I ka “infektuar” dhe “virusuar” të gjithë, i ka bërë (toidhio) si vetja. Të gjithë janë bërë si Doktori, nuk i kanë lënë gjë atij. Bëhen të ditur, japin leksione, këshilla, japin “lajmet e fundit”, akuzojnë dhe denoncojnë (dhe pastaj kur u del bllof nuk flasin fare) nxjerrin “dokumenta” dhe scoope, a thua se “janë të parët për lajmin e parë”. Shkurt, gënjejnë ditën me diell, dhe pa pikën e turpit.

Nuk skuqen,  dhe nuk zverdhen, nuk e kanë për gajle edhe kur gënjejnë faqe burrash, por thjesht thonë “ky është qëndrimi ynë”. Dalin dhe rrisin shifrat e të infektuarve, dalin dhe vënë “ulurimat” se “nuk ka siguri në rrugë, nuk ka siguri në tregje, nuk ka siguri në plazhe”, dhe së fundi “nuk ka siguri në shkolla”. A thua, se kur ishin në pushtet, kishte siguri në rrugë, tregje, shkolla, akse rrugore, apo dhe banesat e qytetarëve? Por kur kërciste kallashi mes turmave dhe ambienteve publike, çfarë “sigurie” kishte, por kur futej hashashi në gjimnaze dhe shkollat e larta, çfarë “sigurie” kishte, por kur niseshin gomonet me clandestine dhe skafet me drogë, çfarë “sigurie” kishte, por kur shkonte i sëmuri në spitale (që ishin katandisur si në  mesjetë, çfarë  “sigurie” kishte?

Por shqupistët, dhe sidomos ata që nuk duan ta humbin shansin të futen edhe njëherë në listat e Lulzimit,  dhe të kapin edhe një tjetër mandat  deputeti, nuk e kanë për gajle, të gënjejnë, paçka se as u ka besuar, dhe as u beson njeri. Këta gënjejnë edhe ditën me diell, madje pas 1 ore,e besojnë edhe vetë gënjeshtrën, dhe u duket e vërtetë. I ka kthyer Doktori, të gjithë  në robotë me kurdisje. Afrimi shtatorit, ka rritur ndjeshëm “temperaturat” në SHQUP, dhe sidomos në rradhët e atyre që duan me çdo kusht të “denoncojnë dhe akuzojnë qeverinë”. Zgjedhin rrugica, kryqëzime rrugësh, fusha futbolli dhe objekte të prishura nga IKMT-ja, dhe nisin dhe cicërojnë “krimi, korrupsioni, siguria, koronavirusi, mungesa e investimeve, tendera  korruptivë”, dhe të tjera budalliqe, që do ti kishte zili edhe fshatari më injorant i shekullit të kaluar. Këta gënjejnë edhe ditën me diell, dhe nuk u bën syri “tërr”, edhe kur pazarin me detin duan  t’ja veshin Edi Ramës, a thua se po gënjejnë  militantët e  Babrrusë  apo Farkës.

Dalin dhe pa u pergatitur më parë me “shkrim dhe gojë” para kryetarit, llomotisin broçkulla, flasin me gishtin tregues, ulin dhe ngrejnë zërin dhe krahët, duke dashur padyshim, të dalin sa më “fotozhenikë” para shqiptarëve. ka prej tyre që kanë nga 2-3 vila dhe prona të “patundshme”, që i kanë vënë me djersën e ballit, ka prej tyre që kanë nga tre garazhe makinash  të 2019-2020, ka prej tyre që  marrin  nga  tre-katër  rroga,  dhe nuk  dinë si  të prishin paratë, dhe sërish dalin dhe gënjejnë ditën me diell. Por dhe Lulzimi,  ja ka bërë “kabull” të gjitha pasuritë  që kanë zhvatur, vetëm  e vetëm ti  bëjë “llollo” në sytë e shqiptarëve duke i nxjerrë me komandë në terren, për të “demaskuar” qeverinë Rama. I bëre si vehten  (por jo 100 per qind) Doktor, i bëre të gjithë çirakët e tu, gënjeshtarë dhe  matrapazë  të fjalës, dhe tani ata, edhe sikur tu servirësh të vërteta, gjithçka u duket  e pamundur, sepse duan “gjellën” e  SHQUP-it.  I mësove keq Doktor, i ktheve  në robotë të kontrolluar  dhe me kurdisje, me programim  4 vjeçar.

Next Post
Sherr në fluturimin Tiranë-Romë, avioni bën ulje të detyruar

Arrestohet një shqiptar në Itali, shpërndante kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In