• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kësti i 8-të, ja kur do të nisin pagesat për ish-të përndjekurit

by Java News
23/04/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor do të nisin pagesat e këstit të tetë, për ish të përndjekurit politik që futen te kategoritë parësore.

Burime nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale, bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se kësti i tetë do të jepet brenda muajit qershor. Pavarisht se nuk është mbyllur dhënia e këstit të shtatë, për shkak se disa ish të dënuar nuk kanë dorëzuar dosjet, dy ministritë thonë se do të lëvrojnë këstin e 8-të për ish të përndjekurit.

Ky fakt konfirmohet edhe nga Instituti i ish të Përndjekurve Politik. Kësti i tetë do të jepet për ata ish të dënuar që janë gjallë, por që duhet të dorëzojnë në afatin e kërkuar dokumentat. Pritet që të jenë rreth 1700 ish të dënuar që do të marrin këstin e tetë deri në muajin qershor.

Kësti i shtatë ende nuk është dhënë për të gjithë ish të përndjekurit politik. Kjo për faktin se një pjesë e dosjeve u mungonin dokumentat, ndërkohë që në disa raste ka qënë Ministria e Financave e cila ka refuzuar dhënien e këstit, për shkak se nuk ishin dorëzuar të gjitha dokumentat që kërkohen.

Pavarisht këtij fakti, janë rreth 200 ish të dënuar, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentat për t’ju lëvruar më pas kësti në llogarinë bankare. Financat u bëjnë apel sërisht këtyre ish të përndjekurve politik që të kontrollojnë dosjet dhe të dorëzojnë çertifikatën që jetojnë, në mënyrë që të marrin pagesën.

Kategoritë që do marrin këstin e 8-të 
Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës. Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi  75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

c.a

Next Post
McLaren së shpejti nxjerr 14 modele të reja

McLaren së shpejti nxjerr 14 modele të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In