Gjithmonë është interesante të shihet si parashikohej e sotmja në të kaluarën dhe nëse ndonjë gjë përputhet. Edhe brezat e vjetër habiten kur shohin si jetojnë dhe çfarë përdorin të rinjtë e sotshëm, e merreni me mend çfarë do të thoshin ata që kaherë nuk janë në mesin tonë.
Një shembull interesant që tregon se si dikur e paramendonin kohët flet gjithsesi seriali i pikturave “Franca e vitit 2000) e piktorit Jean Marc Kotten, transmeton Koha.net.
Piktori francez veprat e tij i ka pikturuar më 1899, 1900, 1901 dhe 1910, ndërsa në to pasqyronte jetën në të ardhmen. Pikturat e para u shtypen në kohën e “Ekspozitës botërore” në Paris më 1900 dhe ishin reprodukuar në pakot e cigareve, në mënyrë që më vonë të bëhen kartolina. Shumë nga idetë e Kottesë u kthyen në pajime mekanike dhe të fluturimit, e ndonjëherë edhe njëra edhe tjetra. Disa nga pikturat paraqisnin interaksionin me botën nënujore, ndërsa habit shumëkënd që nuk ka tabllo udhëtimesh në gjithësi.
Disa nga portretet janë fantastike, ndërsa disa të tjera janë pasqyrë goxha e saktë e të sotshmes, përfshirë makinat që përdoren në bujqësi, helikopterët dhe diçka që i ngjason fshesës elektrike robot.
Në galerinë në vazhdim ndiqni pikturat e tij dhe vlerësoni aftësitë parashikuese të Kottesë.










