Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se në lindje të Ukrainës afër Mariupolit dhe në jug të vendit priten luftime të ashpra,
Ai paralajmëroi se përpjekja ushtarake “nuk do të jetë e lehtë” në ato rajone, shkruan CNN.
“Unë mendoj se ne do të marrim Mariupolin, Ukrainën lindore dhe jugun,” tha ai. “Por dëgjoni me kujdesM nuk do të jetë aspak e lehtë.”
Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha se drejtimet kryesore të ushtrisë gjatë ditës së kaluar ishin rajoni i Kievit, ku trupat ukrainase rimorën më shumë se 30 vendbanime nga kontrolli rus.
Arestovych i cili jep informacione të rregullta në televizionin ukrainas gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që t’i kthehen jetës normale, duke thënë:
“Në ato zona që janë çliruar nga armiku, që nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm, dhe aq më tepër në qytetet Qendrore dhe Ukraina perëndimore ose në Lindje dhe në qendër të Ukrainës, ku nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm, rimëkëmbja ekonomike është kritike për rivendosjen e jetës normale sociale dhe politike, madje edhe të jetës psikologjike”./abvcnews.al/