• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i OSBE: Përparësi numërimit elektronik, nuk duhet humbur kohë me reformën

by A R
14/03/2018 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari për Reformën Zgjedhore i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian, Florian Hobdari, në një intervistë të posaçme për Ora News deklaron se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje kërkon kohë dhe duhet bërë sa më parë.

Hobdari tha se OSBE rekomandon vetëm numërimin elektronik, pasi është më i thjeshtë dhe kërkon më pak burime.

“Përdorimi i teknologjisë duhet të sigurojë zbatimin e të gjitha angazhimeve të OSBE lidhur me zgjedhjet demokratike. Këtu mund të përmend disa nga parimet më themelore që janë fshehtësia e votës, transparenca e procesit, integriteti i rezultatit dhe besimi i publikut.

Ne si OSBE kemi rekomanduar prej kohësh të shikohet me përparësi numërimi elektronik pasi në vetvete ai është më i thjeshtë, ka kosto më të pakta financiare, menaxhohet më mirë, kërkon trajnimin e më pak numër njerëzish dhe gjithashtu mund të ndikojë në përmbushjen e një prej rekomandimeve kryesore të ODIHR, që është depolitizimi i administratës zgjedhore.

Është nevoja të ndërtohet një kuadër ligjor i plotë përfshirë dhe akte nënligjore të detajuara dhe të përcaktohen procedura transparente dhe afate të qarta kohore që lidhen me specifikimet teknike të pajisjeve që do të përdoren dhe më pas me prokurimin e tyre, testimin dhe certifikimin e tyre”.

Sa i takon legjislacionit për shitblerjen e votës, këshilltari i OSBE thotë se duhet të shoqërohet edhe me ndëshkime nga ana e sistemit të drejtësisë për shkelësit e ligjit.

“Masat e ndryshme që duhen marrë duhen parë në mënyrë komplekse pasi duhen zbatuar në disa drejtime njëherazi.

Rol parësor merr vullneti i partive politike të cilat duhet të tregojnë një vullnet të fortë për të luftuar këtë fenomen, duke shprehur një angazhim të hapur, serioz dhe konkret në luftën ndaj shitblerjes së votës. Shitblerja e votës është një vepër penale që dënohet me burgim nga 1-5 vjet.

Është një nivel i lartë dënimi krahasuar dhe me vendet e tjera. Ajo që merr rëndësi të madhe është zbatimi i këtij ndëshkimi nga organet përgjegjëse”./OraNews/a.m.

Next Post
Thënie nga Lao-Tzu: Ata që dinë – s’flasin; ata që flasin – s’dinë!

Thënie nga Lao-Tzu: Ata që dinë – s’flasin; ata që flasin – s’dinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com