Këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka bërë një reagim të fortë në profilin e tij në ‘Facebook’ kundër atyre që hedhin baltë mbi punën që po bëhet në këtë situatë të vështirë.
Më konkretisht, ka qenë deputeti socialist Pjerin Ndreu ai që ka kërkuar hetim për firmat nënkontraktore , përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe hedhjen e kripës.
Statusi i plotë:
Është bërë sport kombëtar vetëdenigrimi dhe spekullimi. Të akuzosh nga faqet e facebook-ut dhe mos të ndjekësh nga afër punën e bërë për të ardhur në ndihmë gjithë komunitetit, në limitet e kapaciteteve që disponohen, është dhe e turpshme dhe antikombëtare.
Është shumë e lehtë të shash në grup, pa argument, pa fakt, thjesht për të shprehur pakënaqësinë e paevitueshme nga jeta.
Nuk do çuditem dhe kur të dëgjojë që po pastrohen rrugët dhe po hidhet kripë vetëm atje ku kalojnë simpatizantët e LSI-së
“Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë, Sehirxhinjt akuzojnë”