• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq, Bashkia e Tiranës sistemon rreth 100 persona në 4 qendra sociale

by A R
06/01/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin. Deri në mesditë janë strehuar dhe u është dhënë ndihma e nevojshme rreth 100 personave, nga të cilët 20 janë të mitur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9, ku janë strehuar rreth 40 persona, të cilët po marrin ndihmën nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës.

 “Kemi 4 qendra të hapura aktive në Tiranë: në Laprakë, në Kombinat, një këtu në Brakë dhe një tjetër në Shkozë. Në 24 orët e fundit kemi strehuar rreth 100 persona, në të gjitha qendrat tona. Disa janë në situatë rruge, disa kanë ardhur nga qytete të tjera, nga komuniteti rom, që kanë jetuar në barake ose janë transferuar në një nga zonat pranë Tiranës”, tha Veliaj. Ai i bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të angazhuara në përballimin e kësaj situate emergjente.

 “I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë të moshuarit dhe fëmijët. Mbrëmë kemi patur raste ku kemi gjetur fëmijë në rrugë, ndërkohë që e kanë pasur familjen në Tiranë, dhe i kemi kthyer sërish në familje. Megjithatë, nuk do hezitojmë të kërkojmë heqjen e kujdestarisë prindërore për ata prindër të papërgjegjshëm, që për një sherr të vogël në shtëpi dhe për një mosmarrëveshje nxjerrin fëmijët e tyre në rrugë. Rezulton që pjesa më e madhe e atyre që jetojnë si të pastrehë, në fakt i kanë familjet e tyre, ose në Tiranë, ose shumë afër, në Durrës apo në Elbasan”, u shpreh Veliaj. Ai përsëriti edhe disa nga masat e tjera që janë marrë nga Bashkia e Tiranës dhe strukturat e tjera shtetërore në përballimin e situatës në terren, sidomos sa i përket lëvizshmërisë së njerëzve dhe zhbllokimit të akseve problematike.

 “24 orët e para kanë qenë jo dramatike përsa i përket qarkullimit në Tiranë. Kemi filluar hedhjen e kripës dhe të skorieve në periferi të Tiranës, kryesisht në Krrabë dhe Dajt. Do vazhdoj t’u kërkoj qytetarëve t’i shmangin kalimet në këto zona, nëse nuk e kanë absolutisht të nevojshme. Bora në Dajt apo destinacionet e tjera mund të presin edhe pas 3-4 ditëve kur të ngrihen sërish temperaturat”, shtoi kryebashkiaku. Ndërsa falenderoi shërbimet e Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit dhe zjarrfikëseve për gatishmërinë e treguar në këto ditë, Veliaj kërkoi nga qytetarët që të tregojnë kujdes për të shmangur problemet e tjera që mund të sjellë si pasojë kjo situatë.

 “Kemi pasur disa raste ku kemi ndihmuar njerëz në nevojë, njerëz që mund të jenë bllokuar jashtë shtëpisë, 2-3 raste zjarresh. U kërkoj qytetarëve të tregojnë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit dhe të ngrohjes elektrike. Të sigurohen që nuk janë afër batanijeve apo sendeve që marrin zjarr sepse besoj që përveç problemeve me ngricat do të ishte tragjike që të kishim probleme edhe me zjarrin nga ngrohjet që po përdorin qytetarët. Me pak kujdes mund ta kalojmë këtë situate”, theksoi Veliaj. Ai ftoi gjithashtu çdo organizatë dhe individ që ka mundësi të japë ndihmën e vet për t’i mundësuar njerëzve në nevojë kushtet minimale për të përballuar situatën.

 “Ftoj të gjithë ata që kanë ndihma për të ofruar, ashtu siç kanë bërë organizatat tona partnere, t’i sjellin këto pranë qendrave sociale. Kryesisht kemi nevojë për batanije dhe ushqime. Jemi kryesisht të mbuluar, por nëse ka qytetarë që më shumë se sa të komentojnë duan që të ndihmojnë, kjo është një mundësi për ta bërë këtë ose pranë njësive administrative të bashkisë ose pranë një prej qendrave sociale të Bashkisë Tiranë”, shtoi ai.

 Përfaqësuesi i Shoqatës së Katarit, Korab Shehu garantoi të tjera ndihma në mënyrë që t’u vihet në ndihmë të gjithë personave, të cilët janë në vështirësi gjatë kësaj periudhe. “Sot kemi sjellë 15 batanije, 15 shtretër, bashkë me dyshekë, jastëkë, çarçafë dhe 15 ngrohëse. Së shpejti do të kemi edhe një kontingjent tjetër ndihmash ushqimore. Po presim edhe një kontigjent me veshje. Do të jemi në gatishmëri me stafin për shpërndarjen e tyre aty ku ka nevoja emergjente”, tha Korabi.

Next Post
Paloka- Ramës: Je në overdozë… zgjedhjet e Dibrës u blenë

Zgjedhjet, Paloka: Do të përdorim çdo arsenal për largimin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

April 27, 2026
“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

April 27, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

“87% e çështjeve u mbyllën me fajësi”, Braho raporton për punën e SPAK

April 27, 2026
Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

April 27, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Studentët si matës të kontratës kushtetuese

April 27, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

April 27, 2026
Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

April 27, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Puna e SPAK-ut gjatë vitit 2025, Klodian Braho raporton sot para KLP-së

April 27, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, cilat janë shenjat e favorizuara

April 27, 2026
Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In