• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca për Kosovën në OKB, Vuçeviç: Do dëgjohet zëri i së vërtetës, por disa e glorifikojnë Kurtin

by A R
29/10/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia nuk pret përfundime të rëndësishme nga seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku do të prezantohet raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres…

“Është mirë të dëgjosh zërin e së vërtetës për Kosovën, e megjithatë nuk pres përfundime të mëdha duke konsideruar polarizimin e shteteve anëtare lidhur me çështjen”, tha kryeministri Millosh Vuçeviç.

Sipas tij, çdo diskutim do të tregojë ndasitë e qarta, mes vendeve që e njohin pavarësinë dhe ata që siç tha, respektojnë sovranitetin e Serbisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kartën e OKB.

“Ata që mendojnë se Kosova është e pavarur, me siguri do të glorifikojnë apo justifikojnë lëvizjet e Kurtit dhe Prishtinës. Ata që respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare do të vënë në dukje shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që, fatkeqësisht, çdo ditë po ndodh ndaj serbëve dhe popullatës joshqiptare në territorin e Republikës së Kosovës”, deklaroi kryeministri Millosh Vuçeviç.

Kosova do të përfaqësohet në seancë, nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla. Vuçeviç kujtoi se qeveria në seancën e së hënës miratoi projektligjin lidhur me shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, lëvizje që siç tha synon të stimulojë dhe forcoje komunitetin serb.

Ai përmendi gjithashtu projektligjin që autorizon organet e drejtësisë në Serbi të procedojnë vepra penale të kryera në territorin e Kosovës.

Çështja sipas tij, do të diskutohet së shpejti në Kuvendin e  Serbisë. Vuçeviç tha gjithashtu se të gjitha aktet e miratuara në Kosovë nga 2008 , të cilat bien në kundërshti me marrëveshjet e arritura mes Beogradit dhe Prishtinës do të shpallen të paligjshme.

/a.r

Next Post
Vlora tejkalon pritshmëritë e operatorëve turistikë për tetorin, 40-50% të hoteleve të pronotuara

“Etje” për apartamente në Vlorë, Bashkia plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In