Një ditë më parë gazetari Artan Hoxha tha se në Shkodër po vepron edhe një familje tjetër rivale në zonën e Kirasit.
Ndonëse nuk përmendi emra, ai tha gjithashtu se kjo familje përfaqësohet edhe në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me një subjekt politik lokal.
U kuptua që fjala ishte për familjen Liçi, e cila humbi një prej anëtarëve të saj muaj më parë, Fatbardh Liçin.
Sot ka reaguar Mustaf Liçi i cili mban edhe postin e këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës.
Në një deklaratë për mediat, ai hodhi akuza të rënda ndaj Artan Hoxhës, duke e cilësuar si gazetar të krimit dhe se po “rrit fëmijët me bukë haram”.
“Ky person i inkriminuar ka ringjallur dhe mundohet të hapë panik mes fiseve e qytetarëve të Shkodrës.
Gazetari i krimit i cili ka vendosur të rrisë fëmijët me paratë e krimit dhe me bukë haram, nuk mundet 6 vrasjet e Shkodrës t’i atribuojë si vrasje bandash e të krahasojë modelet.
Të gjithë të vrarët në qytetin tim, i njohin kriminelët dhe i dinë kush janë.
Shkodranët janë të zgjuar.
Familja Lici ka marrëdhenie të shkëlqyera me familjet e viktimave të qytetit.
Artan Hoxha, është në shërbim të krimit të organizuar të familjes Bajri”, tha Lici për mediat.
/b.d