• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Këshilltarët bashkiakë heqin emrat e Hasan Prishtinës e Ismail Kadaresë nga rrugët e Shkupit! Veç tyre voton pro edhe Bujare Abazi

by A R
29/12/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të votimit të qeverisë së re të mazhorancës së LSDM-së me BDI-në e Ali Ahmetit, e djathta nacionaliste është hakmarrë, duke futur në rendin e ditës heqjen e disa emërtimeve të rrugëve në Shkup që mbajnë emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Kadaresë, Ernest Koliqit etj.

Vendimi është marrë nga shumica e asamblesë së bashkisë së Shkupit, ku ka votuar edhe nënkryetarja e bashkisë, Bujare Abazi, pjesëtare e partisë Aleanca Shqiptare e Zijadin Selës, e cila është në koalicion me VRMO-DPMNE-në e Hristo Mickovskit.

Ndërkaq, lajmi sot, përveç dekretimit të Dimitër Kovaçevskit si kandidat për kryeministër, ka qenë dhe lirimi nga burgu i ish-shefit të shërbimit secret, Sasha Mijallkovsi, kushuri i Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për manipulim të zgjedhjeve dhe abuzim me pushtetin.

Votimi i një zyrtareje shqiptare për të hequr emrat e Kadaresë, Koloqit e Prishtinës nga rrugët e kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar përplasje mes shqiptarëve.

Ndërkaq, pas dekretimit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, për të emëruar kryeministër ekonomistin Dimitar Kovaçevski, të besuarin e Zaev, ka nisur edhe përfolja e përbërjes së qeverisë së re.

Siç bëjnë të ditur mediat e Shkupit, Ali Ahmeti do të ketë vetëm një protofol më pak në qeverinë e re, siç është ministria e Arsimit.

LSDM-ja, do të ketë ministrinë e Brendshme, Transportit, Drejtësisë, si dhe shefin e diplomacisë. Ndërkohë që disa dikastere të tjera të rëndësishme do tu jepen aleatëve të rinj.

Në qeverinë e re nuk do të ketë asnjë ministër nga kabineti i Zaevit. Siç bën të ditur Tetova sot, Partia e Ahmetit do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa do ti hiqet ministria e Jashtme, e në këtë dikaster do të propozohet ministri i deritanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Ndërkohë Alternativa ka bërë të ditur emrat e bartësve të funksioneve. Ministër i Shëndetësisë do të propozohet Bekim Sali, ndërsa në Shoqëri Informatike Admirim Haliti. Xhamail Çupi do të jetë ministër pa portofol- përgjegjës për mërgatën.

/a.r

Next Post
Shehi i ashpër: Berisha e Basha e kanë mbyllur ciklin në politikë, të ikin të dy. Nuk e rrëzon asnjëri prej tyre Ramën

Shehi i ashpër: Berisha e Basha e kanë mbyllur ciklin në politikë, të ikin të dy. Nuk e rrëzon asnjëri prej tyre Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audioregjistrim të dëgjohet në sallë!

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In