Një grup deputetësh nga parlamenti francez ka zhvilluar sot një vizitë në Bashkinë e Korçës, ku është takuar me kryetarin e bashkisë, të cilit i kanë siguruar mbështetje në drejtim të turizmit dhe pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
E pranishme ka qenë edhe ambasadorja franceze në ikje, e cila është pyetur lidhur me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si kusht që Këshilli Evropian të vendosë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.
Lidhur me këtë, ambasadorja është shprehur se “Gjykata kushtetuese duhet te behet sa me shpejt. Une e kam thene kete shume here ketu ne Pogradec, Tirane. Te gjithë përsonalitetet e politikes, pavaresisht ngjyrave, jane te ndergjegjeshem per kete. Eshte e domosdoshme qe Gjykata Kushtetuese te ndertohet dhe te filloje te punoje, sepse ka nje sere problemesh te rendesishme qe jane perpara saj. Edhe Gjykata e Larte eshte shume e rendesishme te filloje te punoje, por kjo eshte ne nje faze me te avancuar se Kjykata Kushtetuese.
Une nuk pranoj te zevendesoj autoritetet shqiptare, sepse vete ata e njohin Kushtetuen dhe e dine se cfare duhet te bejne. Persa i perket Keshillit Politik nuk mund te them gje, sepse kjo nuk me perket. Eshte mire qe ky keshill te vazhdoje punen e tij me nje inteligjence te mire, sepse ata e dine si duhet te funksionojne dhe s’kane pse tua thone diplomatet”.
g.kosovari