• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poret e padukshme të duelit Bakojanis-Rama dhe sinjalet e një përballje të re

by Ylli Pata
17/09/2020 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Përplasja e Edi Ramës me Dora Bakojanis dje në forumin e Athinës, i organizuar nga “The Economist”, duket se ishte një skenë që i shkonte për shtat kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili sapo ka nisur negociatat me Edi Ramën, në një atmosferë të nderë të luftës së deteve, ku po ndodh përplasja me Turqinë e Erdogan.

Dora Bakojanis është arikektja, firmosësja, ideuesja dhe përgatitësja e “Paktit të Ujrave” që u firmos në vitin 2009 me qeverinë e Sali Berishës në Shqipëri.

Ishte koha kur Greqia mbante Presidencën e radhës së OSBE-së.

Sot këtë Presidencë e mban Shqipëria dhe përballë saj ishte Edi Rama, kreu i kësaj Presidence dhe njeriu që ja ktheu në “nul”, ose që ndikoi ta kthejë në nul gjithë atë pakt, që për Dorën ishte “investimi i saj i jetës”.

Dora Bakojanis nuk është thjeshtë një ish-ministre e Jashtme e Greqisë, apo përfaqësuese e Nea Demokratia, që drejton qeverinë greke.

Ajo është motra e kryeministrit aktual të Greqisë, e si rrjedhim, është një kthim i asaj filozofie që Dora, si një diplomate e sprovuar në shërbim të vendit të saj, prodhoi marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dora Bakojanis dhe Kyriakos Mitsotakis janë fëmijët e Kostantinos Mitrotakis, kryeministrit të Greqisë në vitet ‘90, i cili ka mbështetur dhe hartuar një politikë agresive me Shqipërinë, që u vulos me një fushatë deregjistrimi të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët u vaftisën dhe ndryshuan identitetin vetëm e vetëm për të rritur numrin e “homogjenëve” grek në Shqipëri, i cili mbahet mend edhe për operacionet famëkeqe “Fshesa”, të dëbimit masiv të emigrantëve.

Dueli i Dorës me Edi Ramën dje u zhvillua për Erdoganin, për arsye se ky establishment në Greqi e shikon presidentin turk si autorin e rrëzimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Argument që është mbrojtur fort edhe nga ish-kryeministtri Sali Berisha për 11 vjet me radhë.

Edi Rama deklaroi në takim se nuk ka një qëndrim të Erdoganit dhe e mori përsipër vetë kërkesën për të rrëzuar marrëveshjen.

Ndërsa në takimin me emigrantët shqiptar në Athinë, deklaroi se Qeveria shqiptare nuk do të ndjekë logjikën e marrëveshjes së negocuar nga Ditmir Bushati me Greqinë, por një gjykim nga një pale e tretë, ose Gjykatë Ndërkombëtare.

Përse e ka thënë këtë kryeministri shqiptar? Duket hapur që me zërin e Dorës, pala greke ka bërë thuajse të qartë se ajo kërkon dokumentin e 2009-s në thelb.

Po mire, çfarë realisht ka negociuar Ditmir Bushati me Nikos Kotziasin, që mediat greke dje dhe sot e konsideruan një bazë për marrëveshjen e re?

Kjo duhet bërë transparente sa më parë.

Next Post
‘Liqeni i Prespës destinacion tërheqës’/ Klosi interpelancë me opozitën: Mbi 100 mijë turistë në vit, kanë zbutur varfërinë në zonë

'Liqeni i Prespës destinacion tërheqës'/ Klosi interpelancë me opozitën: Mbi 100 mijë turistë në vit, kanë zbutur varfërinë në zonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In