• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Përzgjidhen 9 anëtarët e KED, publikohen emrat

by Java News
27/01/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përzgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përmes një shorti të hedhur në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, nga 52 kandidatw me short janë zgjedhur 9. Katër institucionet, respektivisht Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kishin dorëzuar 52 propozimet e tyre. 9 anëtarët e Këshillit do të jenë:
1- Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese
2- Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese
3- Mirela Fana  nga Gjykata e Lartë
4- Rovena Gashi  nga Prokuroria e Pergjithshme
5 -Brikena Ukperaj, Lubonja nga Gjykata e Apelit
6- Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit
7- Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
8- Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
9- Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.

Funksionet e KED 

Të 9 anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen proçesit të vettingut. Referuar Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do shqyrtojë dhe mandej do rendisë kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve, sipas Kushtetutës nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të verifikojë kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e KED, do kenë një mandat një vjeçar, dhe selia e tyre do të jetë në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Nishani bojkoton hedhjen e shortit. Hysi: Ka gjyqtarë që u është mohuar e drejta

Presidenti Bujar Nishani bojkoton hedhjen e shortit për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në mbledhjen e cila ka nisur vetëm pak minuta më parë, ndërsa janë të përfaqësuara të gjitha institucionet që marrin pjesë në këtë proces, ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se në këtë takim nuk ka pasur asnjë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësis. Nuk ka pasur asnjë sqarim nga ana e KLD-së se përse është bojkotuar ky takim shumë i rëndësishëm. Gjithësesi mbledhja po vijon për hedhjen e shortit.

Ndërkohë deputetja e PS Vasilika Hysi ka ngritur shqetësimin se mjaft kandidatëve u është mohur e drejta për të qenë pjesë e këtij procesi.

“Kriteret janë zbatuar në mënyra të ndryshme. Janë mbajtur standarte të ndryshme. Kandidatët nuk kanë ditur se cila është lista e personave që janë kaluar dhe janë përjashtuar. Janë venë para faktit të kryer pa u dhënë mundësi për ankimim”, u shpreh Hysi.

Por sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla ka deklaruar se janë ndjekur të gjitha praktikat ligjore lidhur me këtë proces. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nënvizuar se mesa ai është në dijeni vetëm një gjyqtarë ka shfaqur pretendime dhe pasi është njohur me kriteret është shprehur se i tërheq pretendimet, pasi nuk i përmbush kriteret.

Katër institucionet e Drejtësisë kanë depozituar në Kuvend listën e kandidatëve që plotësojnë kriterin e vendosur në Kushtetutë, që ka të bëjë me faktin se në karrierën e tyre nuk kanë marrë asnjëherë masë disiplinore. Në garë për 9 vendet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve janë 52 kandidatë, nga të cilët vetëm tre prej tyre vijnë nga radhët e prokurorëve, ndërsa pjesa tjetër janë nga radhët e gjyqësorit. Nga Gjykata Kushtetuese kandidojnë të tetë anëtarët e saj, të kryesuar nga Bashkim Dedja. Po ashtu dhe nga Gjykata e Lartë janë depozituar emrat e 13 anëtarëve të saj. Numrin më të lartë e kanë gjyqtarët e propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që në total ka depozituar një listë me 28 kandidatë.

PROCEDURA

Në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sqarohet mënyra sesi do të zgjidhen kandidatët për anëtarë të KED-së. Në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese do të përfaqësohet me dy anëtarë, një anëtar do të vijë nga radhët e Gjykatës së Lartë, që njëkohësisht do të ketë dhe detyrën e kryetarit të KED-së. Ndërsa pjesa tjetër e trupës do të ketë përbërjen e tre prokurorëve.

Një anëtar është prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme dhe dy anëtarë nga Prokuroria pranë Zyrave të Gjykatave të Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykata Administrative. Kryeprokurori Llalla ka depozituar në Kuvend vetëm tre kandidatë, të cilët në këtë rast janë praktikisht të zgjedhur. Rovena Gashi është propozuar si kandidate nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Gentian Ternova dhe Fatjona Memçaj si kandidatë nga Zyrat e Prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit. Në nenin 149 të Kushtetutës thuhet se:

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën 1 janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykatat Administrative. Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë”, thekson Kushtetuta në nenin e ri.

Emrat e 52 kandidateve ne gare:

Gjykata Kushtetuese 

Bashkim Dedja,
Vladimir Kristo,
Vitore Tusha,
Altina Xhoxhaj,
Fatmir Hoxha,
Gani Dizdari
Fatos Lulo
Besnik Imeraj.

Gjykata e Lartë
1. Arjana Fullani
2. Andi Çeliku
3. Aleksander Muskaj
4. Guxim Zenelaj
5. Edmond Islamaj
6. Mirela Fana
7. Medi Bici
8. Shkelzen Selimi
9. Artan Zeneli
10. Admir Thanza
11. Tom Ndreca
12. Artan Broci
13. Ardian Dvorani

Prokuroria e Pergjithshme
Rovena Gashi

Gentian Trenova
Fatjona Memcaj

Gjykata e Apelit dhe Administrative
1. Gjyqtar Andi CIVICI, prane Gjykates se Apelit Tirane.
2. Gjyqtar Artur KALAJA, prane Gjykates se Apelit Tirane.
3. Gjyqtare Elbana LLURI, prune Gjykates se Apelit Tirane.
4. Gjyqtar Ervin METALLA, prane Gjykates se Apelit Tirane.
5. Gjyqtar Fatri ISLAMAJ, prane Gjykates se Apelit Tirane.
6. Gjyqtar Desart AVDULAJ, prane Gjykates se Apelit Durres.
7. Gjyqtar Enton DHIMITRI, prand Gjykates se Apelit Gjirokaster.
8. Gjyqtar Olsi XHAVELLA, prand Gjykates se Apelit Korce.
9. Gjyqtar Aleks NIKOLLI, prand Gjykates se Apelit Shkoder.
10.Gjyqtare Alma LIcAJ, prand Gjykates se Apelit Vlore.
11.Gjyqtare Brikena UKPERAJ LUBONJA, prand Gjykates se Apelit Vlore.
12.Gjyqtare Klodiana GJYZARI, pima Gjykates se Apelit Vlore.
13.Gjyqtare Margarita BUHALI, prand Gjykates se Apelit Vlore.
14.Gjyqtare Albana BOKSI, prand Gjykates se Apelit per Krime te Renda.
15.Gjyqtar Gurali BRAHIMLLARI, prand Gjykates se Apelit per Krime te Renda; 16.Gjyqtare Altina NASUFI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
17.Gjyqtar Amarildo LAcI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
18.Gjyqtare Rilinda SELIMI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
19.Gjyqtare Bernina KONDI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
20. Gjyqtare Blerona HASA, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
21. Gjyqtare Fjoralba PRIFTI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
22. Gjyqtar Kastriot SELITA, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
23. Gjyqtar Artur MALAJ, prane Gjykates Administrative te Apelit Tirane.
24. Gjyqtare Elda VRIONI, prand Gjykates Administrative td Shkalles se Pare Tirane;
25. Gjyqtar Gentian MEDJA, prand Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane;
26. Gjyqtare Gentiana MK/kJ, prand Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane; 27. Gjyqtare Nafije CURRI HASKO, prune Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane;
28. Gjyqtare Klodiana VEIZI MEMA, pima Gjykates Administrative te Shkallds se Pare Durres.

Vijon

 

 

 

 

Next Post
Prokuroria: Reforma ka krijuar ngërç, mungon baza ligjore për disa aspekte proceduriale

RAPORTI/ Prokuroria ndër institucionet me besimin më të ulët te qytetarët, vlerësime për policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

May 20, 2025
I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine në Itali

I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine në Itali

May 20, 2025
Berisha me sytë nga ndërkombëtarët: Pres mbështetje që të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme

Berisha me sytë nga ndërkombëtarët: Pres mbështetje që të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme

May 20, 2025
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Senati italian miraton me 90 vota pro: Tashmë është ligj

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Senati italian miraton me 90 vota pro: Tashmë është ligj

May 20, 2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën, priten forcat xheniere

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën, priten forcat xheniere

May 20, 2025
“Tabaku bëri fushatën më intensive”, Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak

“Tabaku bëri fushatën më intensive”, Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak

May 20, 2025
Një shqiptar mes të ndaluarve për komplotin kundër zgjedhjeve në Venezuelë, akuzohet për pagesa nga SHBA

Një shqiptar mes të ndaluarve për komplotin kundër zgjedhjeve në Venezuelë, akuzohet për pagesa nga SHBA

May 20, 2025
Berisha pas 11 majit: Në asnjë moment s’e kam menduar dorëheqjen. Jam me një mision, që do të përmbushet

Berisha pas 11 majit: Në asnjë moment s’e kam menduar dorëheqjen. Jam me një mision, që do të përmbushet

May 20, 2025
“Më dërgoi plumb”, ish-deputeti Murrizi tregon si u kërcënua: E gjeta vetë kush ishte, lante makina në Londër

“Më dërgoi plumb”, ish-deputeti Murrizi tregon si u kërcënua: E gjeta vetë kush ishte, lante makina në Londër

May 20, 2025
Zbulohet mesazhi i Ramës për kandidatët socialistë: Nuk ka humbës, por vetëm fitues

Zbulohet mesazhi i Ramës për kandidatët socialistë: Nuk ka humbës, por vetëm fitues

May 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com