• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Atlantikut: Edhe SHBA duhet në bisedimet Kosovë-Serbi

by Java News
28/11/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, thotë se megjithëse Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të konsiderueshëm në përpjekjet për t’u integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe institucionet e tjera globale, ky përparim mund të jetë tani në rrezik.

Organizata ka ftuar ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.

Damon Wilson, zëvendës president ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut, i tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës se prirjet shqetësuese që janë vënë re kohët e fundit në rajon, si përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, mosfunksionimi i qeverisjes në Bosnje apo përparimi i ngadaltë në bisedimet Prishtinë-Beograd, tregojnë se ka ardhur koha për një angazhim të ri të Shteteve të Bashkuara në rajon, raporton VOA.

“Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të riartikulojnë një vizion të qartë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë pjesë e komunitetit transatlantik. Ky është vizioni ynë dhe kjo është strategjia që Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin në partneritet me Bashkimin Evropian”.

Ëilson thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol të veçantë për sigurinë në rajon duke dërguar një sinjal të fortë se prania amerikane e sigurisë është e qëndrueshme dhe e përhershme, sidomos pas ndërhyrjes aktive të Rusisë kohët e fundit në Ballkan.

“Kjo prani duhet të shkojë përtej KFOR-it për të projektuar ndikimin amerikan dhe për të thënë se ne jemi aty për të ndërtuar kapacitete qofshin këto në luftën kundër terrorizmit apo përgjigjen e shpejtë. Ashtu siç po shtojmë praninë tonë në Evropën Verilindore, të njëjtën gjë duhet të bëjmë në Evropën Juglindore”.

Këshilli i Atlantikut rekomandon kthimin e komandës amerikane në Bondsteel në një prani ushtarake të përhershme amerikane në Evropën Juglindore.
“Kjo komandë të ndërlidhet me disa forca të tjera në rajon, si në Rumani, Turqi apo Greqi për t’u bërë pjesë e ekuacionit për të patur forca të stacionuara në Ballkan. Kjo do të na lejojë për ndërtimin e kapaciteteve veçanërisht me Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Shqipërinë”.

Këshilli i Atlantikut rekomandon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e një procesi që do të çojë në zgjidhjen e disa pengesave politike të cilat vazhdojnë të mbajnë të mbërthyera disa vende të rajonit.

“Shtetet e Bashkuara duhet të shërbejnë si një ndërmjetës i ndershëm për të arritur përparim të vërtetë në frontin politik, qoftë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, apo në ndihmën që Greqia dhe Maqedonia të bëhen vende aleate në të ardhmen. Ka një rol dhe një mundësi, duke patur parasysh disa ndryshime në terren, që diplomacia amerikane dhe BE-ja t’i japin shtytje bisedimeve në drejtimin e duhur për të hequr disa nga pengesat”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse administrata amerikane duhet të jetë pjesë në bisedimet e dialogut Serbi-Kosovë Wilson tha:“Mendoj se është e logjikshme që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e këtij procesi. Pikë së pari të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për këtë. Bashkimi Evropian ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për të ndërmjetësuar këtë proces. Por amerikanët nuk duhet të ulen jashtë dhomës së bisedimeve.

Ne duhet të luajmë rolin tonë për të sjellë këtë proces në një përfundim konstruktiv. Mendoj se pjesëmarrja amerikane mund të luajë rol konstruktiv”.Raporti me titull “Një stuhi që vjen? Formimi i një të ardhmeje në Ballkan në një epokë të pasigurisë” është rezultat i një pune mbi njëvjeçare që ka bërë kjo organizatë në bashkëpunim me Kongresin, Departamentin e Shtetit dhe administratën e presidentit Trump dhe do të parashtrohet në një konferencë që do të zhvillohet më 29 nëntor në mjediset e organizatës, përgatiti VOA. (b.an)

Next Post
“Si e shpallëm Pavarësinë”, zbulohen kujtimet e firmëtarit Hajredin Bej cakrani

"Si e shpallëm Pavarësinë", zbulohen kujtimet e firmëtarit Hajredin Bej cakrani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com