• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KESH anulon tenderin e importit, kursen miliona euro

by
24/07/2015 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, njoftojë të enjten në mbrëmje se kishte anuluar një tender të pazakontë importi energjie elektrike për javën fundit të korrikut, që mund t’i kushtonte kompanisë deri në 3.3 milionë euro.

Sipas KESH pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare të energjisë, komisioni i blerjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Më pas ky komisioni vazhdoi procedurën e negocimit me pesë shoqëritë prodhuese/tregtare që sollën çmime për njësi më të ulëta ose me shumë deri ne plotësimin e sasisë së kërkuar nga KESH për tu blere.

“Në përfundim të procedurës së negocimit, dhe me përmirësimin e kushteve teknike në agregatet e HEC Koman, u vendos se nuk është e nevojshme blerja e energjisë elektrike,” KESH tha.

“Nga sa me sipër procedura e blerjes u anulua, dhe për këtë u njoftuan te gjitha shoqëritë pjesëmarrëse,” ajo shtoi.

Shpallja e tenderit nga KESH në një kohë kur kuota e Liqenit të Fierzës është mbi mesataren historike, kishte habitur dhe ngjallur dyshime për abuzime në komunitetin e ekspertëve të energjisë në Shqipëri, duke qenë se rezerva energjetike ishte e lartë dhe çmimet në bursat rajonale të shtrenjta.

“Blerja e energjisë është e dyshimtë sepse niveli i Fierzës është në kuota normale dhe ndërkohë OSHEE e ka bërë importin për mbulimin e humbjeve,” i tha BIRN një ekspert energjie që pranoj të flasë në kushte anonimati.

“Nuk është niveli [i Fierzës] në rrezik që të blesh energji kur në bursën Hungareze çmimi [në pik] është 90 euro për MWh. Ky është abuzim dhe paaftësi për të menaxhuar kuotën, ndërkohë që importet duhet të bëheshin kur niveli është më i ulët dhe rrezikon furnizimin e klientit tarifor,” eksperti shtoi.

Të dhënat e bursës Hungareze të energjisë për datën 23 korrik, tregojnë që çmimi i energjisë elektrike në ngarkesë bazë ishte 70 euro për MWh dhe ai i ngarkesës pik 94 euro për MWh.

Në qoftë së KESH do të arrijë të prokurojë sasinë maksimale të kërkuar nga ofertuesit prej 47,952 MWh me çmimin e bursës Hungareze, importi do ti kushtojë furnizuesit publik të energjisë 3,3 milion euro.

Në të kundërtën në qoftë se KESH do ta gjeneronte këtë energji nëpërmjet kaskadës së Drinit që ka një kosto prej 1 mijë lek për MWh (7 euro për MWh), duke qenë se edhe rezerva është mbi mesataren historike, kjo energji do të kushtonte dhjetë herë më lirë, ose vetëm 330,000 euro.

BIRN

Next Post

Nga Enkel Demi/ Kali i kuq e ka një huq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com