• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Enkel Demi/ Kali i kuq e ka një huq

by
24/07/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo është pragmatist tek thotë se çdo gjë mund të ndodhë në politikë, duke e marrë në konsideratë një aleancë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mëtonjësit e kësaj aleance e quajnë “koalicioni i gjerë”, i cili do të thotë që nxjerr jashtë loje partinë e Ilir Metës dhe krijon një skenë të re politike, të tipit Frankenstein, pa bezdinë e LSI-së dhe tekat e saj shpesh të zorshme.

Kingmaker-at e kësaj ideje mendojnë që palët në këtë rast i bashkon dhimbja, vuajtja. Demokratët e kanë patur një përvojë katërvjeçare me këtë këpucë, e cila ua bëri këmbën plot kallo në të djathtë; socialistët kanë të njëjtën dhimbje në këmbën e mëngjër.

Fatmir Mediu e shqiptoi i pari një ide të këtillë, por Lulëzim Basha priti, e pastaj tha që do luftojë i vetëm, trim në luftë, ndaj çiftit Rama-Meta. Tani këtë tezë e mirëkupton një nga njerëzit më të lartë në kupolën e demokratëve të sotëm, Genc Pollo, ai që sot kontrollon imtësisht partinë, të cilën e nëmi dikur.

Ka patur një moment politik kur mund të bëhej koalicioni i gjerë i natyrës gjermane, pikërisht në vitin 2009. Por qëndrimi i Dritan Priftit në lidhje me kahun e mandatit të tij, pasioni për të mos patur një qeveri dyvjeçare (a mos më pak) pa kryeministër Sali Berishën, e hodhi tej këtë ofertë. Ndaj at’botë, në zhegun e vapës, u kullua marrëveshja me Ilir Metën. Pas gjashtë vjetësh, në kushte krejt të tjera, rihidhet ky projekt!

Ideatorët e ngjizjes së një aleance të këtillë rrëfejnë qartë se janë të ndërgjegjshëm për përmasën katastrofike të humbjes në zgjedhjet vendore, e cila me gjasë nuk premton kohë të mirë në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu, duke u nisur nga klima postzgjedhore mes partive të majta, Partia Demokratike e Lulëzim Bashës ka vendosur të sillet si forcë e një madhësie më të rrudhur, të sillet si LSI-ja dikur, e cila të gjendet në ditë të hallit. Pas një çerek shekulli nga formimi, kjo parti po pranon të luajë si partitë që ne për marrëveshje fjale i quajmë “të vogla”. Po udhëhiqet sërish nga aritmetika e thjeshtë e mbledhje-zbritjes, dhe jo nga ideologjia, gjë që nuk e bëri as pas përmbysjes së armatosur të vitit 1997.

Nuk flitet për një projekt në ajër, pasi prova e parë, por themelore, u dha me ligjin e Arsimit të Lartë. Deputetët e PD-së pritën deri në orët e para të mëngjesit që të bashkonin votat me LSI-në për të rrëzuar disa nene të rëndësishme të ligjit, por vetëm pak minuta para votimit morën urdhër të prerë të braktisnin seancën, duke i bërë shërbimin më të shkëlqyer qeverisë. Ndaj Pollo, jo pa gjasë kreu i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk ka pse mos të thotë që çdo gjë ndodh në politikë. Tekefundit, ai vetë është dëshmia e pragmatizmit, nga kundërshtar i paepur i PD-së në lider po i paepur i saj.

Sido që ta rrotullosh historinë e Lulëzim Bashës, e vështirë është të mos pranohet se është njeri që i kanë falur gjithçka. Erdhi nga terri i të panjohurës dhe i falën KOP-in, mandatin e deputetit në Tiranë, portofolet, bashkinë, dhe, së fundmi, partinë. Le të thonë yes-man-ët (në turqisht, jesmenë) që i fitoi zgjedhjet në parti. Kutitë i thyen, kutitë i vodhën, votuesit i gjetën në rrugë të madhe, duke ia dhënë edhe partinë. Tani që bashkia iku, pse mos t’i japin një copëz qeverie. Kuptohet, e gjitha kjo për të mirën e vendit, e procesit të integrimit europian, aspiratave euro-atlantike, dekriminalizimit, reformës në drejtësi, por, mbi të gjitha, në bazë të parimit gjithpërfshirës: “Kali i kuq e ka një huq!”./tesheshi.com/

Next Post

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“Të vrasim 40 persona çdo natë në Gaza”, Merz dënon deklaratën tronditëse të ministrit izraelit

August 19, 2026
Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

August 19, 2026
Kavajë/ 550 bimë narkotike në zonën që mbulonin, AMP pezullon 4 policë

Kultivoi kanabis në pyjet e Dukatit, arrestohet 33-vjeçari

August 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com