• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kerry- Bashës: S’dua që Shqipëria të jetë shqetësim për korrupsionin si Nigeria

by Java News
14/02/2016 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si ish-ministër i Jashtëm, Lulzim Basha është mësuar me takime të nivelit më të lartë politik ndërkombëtar, por si kryetar i opozitës, deri mesditën e së dielës ai nuk kishte patur një takim më të rëndësishëm sesa atë me Sekretarin amerikan të Shtetit. Për më tepër, takimi i parë i këtij niveli pa Sali Berishën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Partia Demokratike dhe te Lulzim Basha kanë dhe do të kenë gjithmonë një faktor të besueshëm dhe të vendosur për të mbështetur reformat që vendi ka nevojë për të ecur përpara”, tha Basha për Top Channel.

IMG-20160214-WA0002
Në çdo rast, Berisha ishte në takimin me John Kerry-n. Ndonëse funksioni i tij zyrtar është këshilltar i politikes së jashtme të kryetari të PD, ish-ambasadori Mal Berisha, njeri i afërt dhe me lidhje gjaku me ish-kryeministrin e vendit, ishte ulur në krahun djathtë të delegacionit të opozitës.

kerry tabaku
Burime jozyrtare nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për Top Channel se John Kerry dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord që reforma në drejtësi të bëhet sipas standardeve europiane, gjë që zoti Basha e theksoi, kur foli për median pas takimit.

“E në këtë kontekst është dhe ecja përpara me reforma shumë të rëndësishme, siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, normat, standardet e pranuara bashkërisht siç janë ato të Komisionit të Venecias”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës ishte i përmbajtur për të treguar detaje nga biseda me Sekretarin amerikan të Shtetit, por çfarë ra në sy, gjatë intervistës për Top Channel menjëherë pas takimit, ishte këmbëngulja për të zgjidhur me konsensus çështjen e reformës në drejtësi, të cilën amerikanët e shohin si mekanizëm për luftën kundër korrupsionit.

“Të punojmë së bashku me konsensus për një reformë, e cila duhet të zgjasë më shumë se jeta e kësaj mazhorance, e mazhorancës së ardhshme apo çdo mazhorance tjetër në dekadat që vijnë”, tha kreu i opozitës.

Dhe pikërisht korrupsioni ka qenë një pikë e rëndësishme, ku sipas burimeve të Top Channel,  Sekretari Kerry është ndalur me delegacionin e opozitës, duke përmendur modelin më tipik të korrupsionit botëror. Ai është shprehur përballë Bashës dhe të tijve me një fjali të qartë:

“Nuk dua që Shqipëria të jetë shqetësim për korrupsionin si Nigeria”, ka thënë Kerry.

kerry basha

Kjo fjali mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por për amerikanët fjala korrupsion lidhet vetëm me një fjalë tjetër: Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në intervistën e tij për Top Channel, Basha evitoi një përgjigje direkte për këtë çështje:

“SHBA-të nuk kërkojnë diçka jashtë parimeve dhe standardeve, jashtë normave të rakorduara, siç janë ato të Komisionit të Venecias”, u shpreh Basha.

Burimet diplomatike i thanë Top Channel se kjo nuk ka qenë e vetmja fjali e fortë e Sekretarit Kerry. Ai me forcë i ka kërkuar opozitës të japë shembuj të vullnetit konkret për reformën në drejtësi.

Burime diplomatike dhe politike konfirmuan për Top Channel se pas takimit zyrtar me Kerry-n, ai ka qëndruar për disa minuta me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, me të cilën mban lidhje konstante që kur ajo ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara në NATO.

Lulzim Basha, së shpejti, do të udhëtojë përtej Atlantikut. Më saktë në mesin e muajit mars, kur edhe fati i reformës në drejtësi, bashkë me atë të Byrosë së hetimit, do të jetë më i qartë dhe nuk do të mbetet vetëm në optikën optimiste të Sekretarit amerikan të Shtetit.

“Optimizmi i mikut tonë dhe SHBA-ve duhet justifikuar tashmë me vepra dhe jo me fjalë; tashmë me brendësi me përmbajtje dhe jo me fasada. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë gati. Shpresojmë që dhe qeveria do të ketë vullnetin të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi Basha në intervistën për Top Channel.

Next Post

Horoskopi 15 Shkurt 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

June 21, 2026
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

June 21, 2026
Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

June 21, 2026
Protestë pa afat para Kryeministrisë/ Goxhaj rikthen idenë e Berishës, flet për “mosbindje civile”: Le të na arrestojnë, nuk na i ndjen!

Protestë pa afat para Kryeministrisë/ Goxhaj rikthen idenë e Berishës, flet për “mosbindje civile”: Le të na arrestojnë, nuk na i ndjen!

June 21, 2026
Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

June 21, 2026
Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

June 21, 2026
Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

June 21, 2026
“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

June 21, 2026
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

June 21, 2026
Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In