• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkova vetë të isha i treti në listën e Gjirokastrës, në kundërshtim me vendimin e kryesisë”

by A R
09/04/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të fshatit Kolonjë, teksa shpjegoi edhe njëherë se përse kishte zgjedhur vetë që të qëndronte i treti në listën e kandidatëve të qarkut Gjirokastër, Çuçi theksoi gjithashtu se qeverisja e Partisë Socialiste është modeli më i mirë në këto 30 vjet tranzicion. Ai kërkoi nga banorët të mos neglizhohet asnjë votë për të fituar të vetëm mandatin e tretë.

“Unë vetë e dhashë shembullin i pari, duke shkuar në listë i treti dhe madje në kundërshtim me të gjithë Kryesinë e Partisë Socialiste. E kërkova pikërisht për këtë gjë, që si drejtues politik të jem në vijën e parë të “luftës”, në mënyrë që të maksimizojmë votat dhe që të arrijmë të marrim një mandat të plotë qeverisës. Kemi një kundërshtar përballë që nuk ofron asgjë. Nga ana tjetër kemi një model qeverisës që është më i miri në 30 vite tranzicion. Edhe në qeverisjen vendore kemi modelin më të mirë”, tha Çuçi.

Duke u ndalur tek blegtoria, që është një nga sektorët kryesorë për banorët e Kolonjës dhe fshatrave përreth, Çuçi përmendi dy arritje shumë të rëndësishme në ndihmë të fermerëve, që janë bërë gjatë kohës kur ai drejtoi Ministrinë e Bujqësisë për dy vjet.

“Kam bërë diçka për blegtorinë. Sot fermerët kanë të garantuar matrikullim dhe vaksinim falas. Caktova gjithashtu të paktën për tre vite që 80% e subvencioneve për bujqësinë t’i dedikohen blegtorisë. Përveç kësaj ngritëm një sistem që mos kesh nevojë fare të njohësh asnjë, të kesh mik apo të paguash para nën dorë. Por të aplikosh nga celulari në E-Albania. Këtu në Kolonjë me sa u informova nga 37 fermerë që aplikuan, 34 kanë marrë pagesën dhe s’kanë pasur nevojë fare për letra e burokraci”, tha Çuçi. Në vijim ai foli për projektin e rrugës që lidh Kolonjën me Golemin, si një nyje e rëndësishme për këtë zonë. Për këtë do të punohet tha Çuçi gjatë mandatit të tretë. Fillimisht me lotin e parë që të çon në Golem dhe më pas për pjesën tjetër drejt Progonatit.

Ndalesa e radhës ishte vizita te fabrika “Alegria Food”, një sipërmarrje pranë fshatit Picar, që merret me përpunimin e frutave të thata dhe erëzave.

“Agropërpunimi është shumë i rëndësishëm për të mbyllur në vend të gjithë ciklin. Krijohet zinxhiri që rrit vlerën. Jam shumë entuziast dhe më bëhet qejfi që ju e keni filluar me kohë këtë punë”, tha Çuçi.

Ai përmendi edhe njëherë programin IPARD III, si një mundësi e re për Shqipërinë. Në këtë thirrje ku qeveria ka negociuar për rreth 170 milionë euro grante nga Bashkimi Europian, agropërpunimi tha Çuçi zë një hapësirë shumë të madhe.

/a.r

Next Post
Pse nuk vaksinohet? Meta: S’kam pasur ofertë, unë e kam kaluar COVID kur u vra…

Meta ‘fabrikë’ dekoratash pas skandalit të shtetësive: 490 dekorime në 3 vjet, mes të nderuarve edhe kandidatë të PD e LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In