• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkonte favore seksuale për emisionin, mbetet në burg moderatori shqiptar

by Java News
04/03/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka disa muaj që Kreshnik Husaj, i njohur në opinion i Kika nga “Big Brother Albania” 8, pati nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar. Por ky emision duke që është bërë kamuflazh duke i mbuluar mashtrimet, favoret seksuale dhe përvetësimet e parave nga drejtuesi i tij – Kika.

Tashmë ka rreth dy javë që kur Kreshnik Husaj, është arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i janë bërë atij nga bashkëpunëtorët e këtij emisioni dhe nga viktimat e mashtruara.

“The one show…”, me producent e prezantues Kreshnik Husaj, kishte për bashkëpunëtore edhe Zaida Çobon, edhe kjo ish banore e të njëjtit edicion të Big Brother Albania. Ishte Çobo, ajo e para që e denoncoi Kikën, ndërsa në një deklaratë për Gazetën Insajderi, ajo i konfirmon të gjitha denoncimet që janë bërë drejt këtij të fundit.

“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq”, ka thënë fillimisht Zaida Çobo për Insajderin, duke vazhduar të tregoi se prokuroria është nën hetim  të tij.

“Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë Çobo.

Denoncime kanë bërë edhe disa vajza pjesëmarrëse në emisionin “The One Show nga Kika” të cilat kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij.

Denoncimi tjetër  ka qenë nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

Mediat në Shqipëri, kanë shkruar se edhe drejtuesi i televizionit “Channel One” – aty ku Kika e transmetonte emisionin e tij, janë të thirrur për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e krimit të denoncuar.

Ata  kanë shpjeguar se Kikës i kanë shitur vetëm kohën televizive në shumën prej 5 mijë eurosh në muaj, duke paraqitur kontratën e nënshkruar mes palëve dhe faturën që provon pagesën e shumës. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për veprimtarinë e prezantuesit, pasi që, emisionin sipas tyre ai e çonte në të gatshëm në televizion.

Pasi ka vlerësuar të gjitha denoncimet, provat dhe faktet që lidhen me to me urdhër të prokurorisë Kreshnik Husaj është arrestuar. Masa e sigurisë është konsideruar e vlefshme dhe nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë. Ndërsa emisioni “The One Show nga Kika” i transmetuar në Channel One është ndërprere.

Rikujtojmë se Kreshnik Husaj, dy vite më parë ishte arrestuar nga policia në Pejë. Ndaj tij po ashtu ishte ngritur aktakuzë për prostitucion ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion. /express

 

/a.meta

Next Post
Emrat+Fotot/ Protesta e opozitës, ja kush janë 14 të proceduarit që tentuan të futeshin në Kuvend

Ekselentët pjesë e policisë kriminale, zv/ministri: Prurjet cilësore do rrisin standardin e hetimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In