• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kërkon të shuajë termin ‘ukrainas’”/ Biden akuzon Rusinë për gjenocid: Ekonomia jonë nuk duhet të…

by
13/04/2022 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës përbën “gjenocid” dhe e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se po tenton të “zhdukë idenë” që dikush ta quajë veten ukrainas.

Putin, në anën tjetër, është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet.

Biden i ka konsideruar veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid”, përgjatë një fjalimi që ka mbajtur në Ajoa më 12 prill, duke thënë se buxheti i familjeve amerikane ose mundësitë e dytë për të blerë benzinë nuk duhet të varen nga fakti “nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg”.

Ai më vonë ka përsëritur qëndrimin e tij, duke iu thënë gazetarëve se e ka quajtur luftën e Rusisë në Ukrainë si gjenocid “sepse është bërë secilën herë e më qartë se Putin është duke synuar që të zhdukë idenë që dikush të jetë ukrainas dhe të dhënat po shtohen”.

Ai ka thënë se avokatët mund të vendosin nëse veprimet e palës ruse konsiderohen gjenocid, “mirëpo ashtu me duket mua”.

Komentet e Bidenit kanë ardhur teksa mediat amerikane kanë raportuar se Pentagoni do të zhvillojë një takim me prodhueset më të mëdha të armëve në Shtetet e Bashkuara, për të diskutuar mundësitë e kësaj industrie që të mbështet Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Zyrtarët pritet të diskutojnë propozimet për të rritur prodhimin aktual dhe që të zhvillojnë sisteme të reja, të cilat janë kyçe për t’i ndihmuar Ukrainës, është thënë në raportimet e mediave amerikane.

Në takim pritet të jenë tetë kompanitë më të mëdha për prodhim të armëve, përfshirë, General Dynamics, Raytheon dhe Lockheed Martin.

Shtetet e Bashkuara po ashtu pritet të njoftojnë se do të dërgojnë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainë – në vlerë të qindra miliona dollarëve – kanë raportuar mediat amerikane, duke cituar burime të paidentifikuara.

Shuma përfundimtare nuk është finalizuar, mirëpo pritet të jetë rreth 700 milionë dollarë.

Nëse miratohet, dërgesa shtesë do të çonte ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në më shumë se 3 miliardë dollarë, prej nisjes së udhëheqësisë së Bidenit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Evropës që të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë për të luftuar agresionin rus.

Forcat ruse po vazhdojnë të lëvizin drejt lindjes së Ukrainës, ku pritet të zhvillohet një ofensivë në rajonin e Donbasit, derisa situata rëndohet në qytetin e Mariupolit, ku mijëra persona raportohet se janë vrarë.

Komandantët ukrainas dhe zyrtarë të Perëndimit kanë thënë se Rusia po vazhdon të largojë trupat nga Kievi dhe Bjellorusia drejt Harkivit dhe rajoneve, Donjeck dhe Luhansk, ku ka luftime të vazhdueshme prej vitit 2014.

Zyrtarët presin që Rusia të nisë ofensivë të re, dhe synon të marrë kontrollin e rajoneve, Donjeck dhe Luhansk, të cilat ende kontrollohen nga forcat qeveritare të Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas dhe ata të Perëndimit kanë thënë se janë duke hetuar raportimet se mund të jenë përdorur armë kimike kundër luftëtarëve në Azov dhe në marinsave ukrainase në Mariupol.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Armë Kimike ka thënë se është e “shqetësuar” nga raportimet e pakonfirmuara për mundësi të përdorimit të armëve kimike në Mariupol.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk mund të konfirmojnë asgjë”, mirëpo ka shtuar se Uashingtoni ka “informacion kredibil”, që forcat ruse mund të kenë përdorur shumëllojshmëri agjentësh, duke përfshirë gazin lotsjellës të përzier me agjentë kimikë.

Duke folur më 12 prill nga lindja e Rusisë, Putin i ka quajtur luftën dhe objektivat ushtarake, “absolutisht të qarta dhe fisnike” dhe ka parashikuar që forcat ruse do të jenë të suksesshme.

Lideri rus ka përsëritur se forcat ruse janë duke i ndihmuar popullit në Ukrainë dhe një tjetër pretendim të Kremlinit se rusishtfolësit në Ukrainë janë në rrezik.

Putin ka thënë se bisedimet e kohëpaskohshme për paqe janë në “rrugë qorre”, mirëpo Mykhaylo Podolyak, këshilltar i Zelenskyt, ka thënë se bisedimet për paqe janë shumë të vështira, mirëpo që janë duke vazhduar në nivelin e nëngrupeve punuese.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia po tenton të rrisë presionin në bisedime përmes deklaratave publike./ REL

/b.h

Next Post
Analiza/ Si do të nisë Lufta e Tretë Botërore?

Ja vendet që do të luftojnë në anën e Rusisë nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    U akuzua UÇK për marrjen e organeve jetësore të trupit të të vrarëve në grahmat e fundit të jetës.Jeni ju amerikanët bashkë me NATOn që po bëni të njëjtin veprim me jetët që po humbin luftëtarët e të dyja palëve Akuzohet drejtpërdrejt djali i.Gjon.Bajden se në 15 vjet ka ndërtuar rreth 32 laboratorë bio kimikë.Janë marrë zemrat e luftëtarëve që janë të rinj dhe u janë vënë pleqve të pasur amerikanë e.anglezë që të jetojnë gjatë.Bile i është bërë transplant zemre 7 herë një ish miliarderi amerikan.Pra s, është aq e thjeshtë kjo luftë që ka dimensione kriminale nga superfuqitë.që.ulërasin për paqe dhe thonë: Amerika dhe Europa folën me një zë për demokracinë.Lind pyetja: Si mund të flasë demokracia me një zë? Atëherë nuk është demokraci.Në demokraci merren parasysh shumë mendime dhe zëra.Kur vota e popullit brazilian është për presidentin aktual ,quhet diktaturë,po të jetë për Xho Bajden është demokraci.Jo,jo s, është Kështu.E gjithë kjo situatë është një turp.Ne duhet të luftojnë për paqen dhe jo kush ka të drejtë.apo për hakmarrje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In