• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkojnë rritje të pagave me 9.5%/ Punonjësit e Lufthansa-s në grevë, fluturimet në kolaps

by Java News
27/07/2022 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e kompanisë ajrore më të madhe gjermane, Lufthansa, sot kanë hyrë në një grevë paralajmëruese 24-orëshe dhe, siç raportojnë mediat gjermane, rreth një mijë fluturime nuk do të kryhen ndërsa do të preken 134 mijë pasagjerë.

Sindikata Verdi u ka bërë thirrje 20,000 anëtarëve të stafit tokësor të Lufthansa-s të futen në grevë, duke kërkuar një rritje të pagave prej 9.5% gjatë 12 muajve të ardhshëm. Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, për shkak të grevës, kompania anuloi pothuajse të gjitha fluturimet e saj drejt Frankfurtit dhe Mynihut.

Greva e shpallur nga sindikata filloi nga ora 05:45 e mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 08:00 të së enjtes për të “rritur presionin mbi menaxhmentin”.

Sipas sindikatës, greva do të përfshijë stafin tokësor, kryesisht shërbimet e mirëmbajtjes, por edhe operatorët e mjeteve tërheqëse të avionëve, të cilët janë thelbësorë për funksionimin normal të aeroportit. Kështu, Lufthansa do të duhet të anulojë gjithsej 678 fluturime për në Frankfurt dhe 345 për në Mynih, dy qendrat kryesore në Gjermani.

“Ndikimi i grevës mund të çojë në anulime dhe vonesa të enjten dhe të premten,” tha kompania.

Përfaqësuesit e sindikatës theksojnë se situata për punonjësit e aeroportit është përkeqësuar për shkak të mungesës së konsiderueshme të stafit , inflacionit të lartë dhe uljes së pagave për tre vjet.

Kujtohet se “Lufthansa” ka anuluar gati 6 mijë fluturime vetëm për muajin korrik dhe gusht pasi nuk ka staf të mjaftueshëm për t’i shërbyer publikut të pasagjerëve. Aeroportet gjermane, si ato në vendet e tjera evropiane, kanë qenë në kaos javët e fundit për shkak të mungesës së stafit pas mijëra pushimeve nga puna dhe shkurtimeve gjatë pandemisë Covid-19.

g.kosovari

Next Post
“Mos hani m*t. Bëni muzikë të mirë”/ Noizy i “bën moral” Cllevios, Don Xhoni – Rigelsit. Ç’po ndodh me reperët shqiptarë

"Mos hani m*t. Bëni muzikë të mirë"/ Noizy i “bën moral” Cllevios, Don Xhoni – Rigelsit. Ç'po ndodh me reperët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In