• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkoi të rimarrë “Audin”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthjellës

by S T
16/07/2024 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Kejvina Kthjella, për t’i rikthyer makinën e sekuestruar nga GJKKO.

Kujtojmë që GJKKO me kërkesë të SPAK konfiskoi pasuritë e Redjan Rrajës, ku mes tyre ishte edhe një makinë që përdorej nga modelja.

Kjo e fundit ka pasur një histori dashurie me Redjan Rrajën, ndërsa sipas SPAK Audi A8 luksoz zotërohet në mënyrë të tërthortë nga Redjani, pavarësisht se pronësia e automjetit është në emër të Kejvinës.

Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019 pas një atentati ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja; Aleksandër Laho si edhe Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vdekur në atentat, kurse prokurori Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.

Njoftimi:

“Bazuar në parashikimet e Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja etj.
Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë:
Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.
Një orë dore Roleks.
Shuma prej 2750 Euro.
Këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.’- njofton SPAK.

Next Post
Braçe reagon për Beqajn: Këtu është prishur ekuilibri! Pse s’ka drejtësi për Gërdecin dhe 21 Janarin?

SPAK nisi hetimet për “21 Janarin”, reagon Braçe: Më në fund pushkatimet shtetërore do kenë përgjegjës të vërtetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In