• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkoi ndihmë nga kryebashkiaku i Pogradecit, polici tërheq zvarrë “Partizanin Velo”

by A R
06/07/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostandin Ropi banor i qytetit të Korçës, i mbiquajtur “Partizani i vogël Velo”, për shkak të pjesëmarrjes në luftë në moshë të vogël, që kur ishte 12 vjeç, çka u bë frymëzim edhe për shkrimin e skenarit të këtij filmi nga ana e Anastas Kondos, ka përjetuar një tmerr të vërtetë, ndërsa gjendej në ambientet e Bashkisë Pogradec, ku një polic bashkiak përveçse e ka goditur me grusht poshtë syrit të majtë e ka nxjerrë jashtë duke e tërhequr zvarrë, madje duke i shqyer xhaketën e kostumit edhe duke e ofenduar mes njerëzve  që ndodheshin aty. Fill pas kësaj ngjarjeje ai ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Pogradec, policinë e bashkisë së këtij qyteti për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Cili ishte shkaku i kësaj ngjarjeje? Të gjitha këto na i shpjegon me detaje “Partizani i vogël Velo”.

“Ditën e hënë, më 27 qershor, shkova në bashkinë e Pogradecit për t’u takuar me kryetarin e kësaj bashkie. Si një nga veteranët më të vjetër të luftës, kisha për qëllim t’i kërkoja kryebashkiakut të Pogradecit të na ndihmonte duke na ofruar (gjithnjë brenda mundësive), ndonjë ambient, kurora lulesh apo qoftë edhe ndonjë ndihmesë tjetër, pasi në datë 29, ditën e mërkurë, do të festonim përvjetorin e krijimit të Brigadës së 15 Sulmuese.

Deri para pak vitesh këtë përvjetor e përkujtonim në “Qafën e Panjës”, ose të “Guri i Kamjes” siç njihet ndryshe vendi ku u krijua brigadada, por me qenë se tani kemi mbetur vetëm ne që jemi shumë të moshuar, kemi filluar ta festojmë në qytetin e Pogradecit, sepse nuk shkojmë dot atje. Kjo ishte dhe arsyeja pse mora përsipër të takoja kryetarin e Bashkisë Pogradec”, rrëfen “Partizani i vogël Velo”.

velo 2“Me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë” – vijon më tej Kostandin Ropi –“mëngjesin e së hënës mbërrita në këtë qytet në ora 09.00. Kërkova te punonjësja e sportelit, në katin e parë, që nëse ishte e mundur të merrja takim me kryebashkiakun. Pak më vonë më thanë se duhej të prisja, mirëpo koha kalonte dhe gjithnjë më thoshin se me kryetarin do të takohesha më vonë. Të njëjtat fjalë i dëgjova deri sa ora shkoi 14.45 minuta. Pavarësisht pse orari zyrtar po përfundonte unë vendosa ta prisja kryetarin deri sa të më thoshin nëse ai do të më priste ose jo.

Mirëpo, pikërisht në këtë kohë, ndodhi ajo që nuk e prisja. Një polic bashkiak m’u afrua duke më pyetur: Çfarë pret ti këtu? Pres të takohem me kryetarin, – Iu përgjigja. Nuk do të takohesh, – ma ktheu ai duke shtuar – duhet të dalësh jashtë! Ju jeni polic, – i thashë, – por unë jam i moshuar, veteran i luftës edhe njeri që ka kontribuar për këtë vend, ndaj ju nuk duhet të silleni në këtë mënyrë dhe aq më shumë kur jemi mes njerëzve. Mirëpo ai pa më dhënë asnjë shpjegim, më kapi me dy duart dhe duke më tërhequr zvarrë më nxori jashtë. Xhaketa e kostumit m’u gris.  E keqja nuk mbaroj këtu. Polici i Bashkisë nuk u kursye as për të më goditur me grusht poshtë syrit të majtë.

Më nxori në rrugë sikur të isha ndonjë qen. As pushtuesit nuk do të ishin sjellë në këtë mënyrë me një të moshuar, 84 vjeç siç jam unë. Sjellja e tij ishte skandaloze, ndërsa fyerjet e tij jashtë çdo logjike njerëzore. Ndaj vendosa ta denoncoj në shtyp, por edhe në organet e drejtësisë, pasi nuk e kuptoj dot si mundet të jenë në shërbim të komunitetit njerëz të tillë. Dhe veç kësaj për shkak të goditjes, poshtë syrit që prej një jave ndihem me dhimbje të tmerrshme koke, madje nuk jam i sigurt çfarë do të ndodhë me gjendjen time shëndetësore”./tesheshi.com/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In