Lideri i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se si u dhunua nga shërbimet sekrete serbe vetëm sepse kërkoi falje për krimet në Kosovë dhe vendosi lule mbi varrin e një vajze të vogël.
“Pati një tentativë vrasje ndaj meje, që e organizoi Alexander Vuçiç për shkak se unë doja paqe dhe kërkova falje për krimet që pushteti kriminel serb i ka kryer në Kosovë, mes të tjerash edhe ndaj familjes Jashari. Unë erdha të shtrij dorën e pajtimit dhe vendosa lulet në vajzën e 7-vjeçares Blerina Jashari, ndërsa në Serbi u paraqit se vendosa lule në varrin e një terroristeje. Unë këtë e pagova thuajse me jetë. Jam rrahur 9 orë e gjysmë në ndërtesën e shërbimit sekret serb dhe jam dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendjen e vdekjes klinike”, kujton Sanduloviç.
“Më tej, më dërguan në burg, ku isha në duart e Zotit. Falë angazhimit të zonjës Osmani dhe zotit Kurti, si dhe shërbimit amerikan, unë jam liruar dhe pastaj rekuperuar”, shtoi Sanduloviç.
Sipas tij, ajo që ndodhi me të tregon se “kjo tregon situatën e sotme në Serbi, ku rrihen qytetarët, studentët dhe akuzat e rrejshme me të cilat burgosen njerëzit”.











