• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohen autoritete morale, por tregu riciklon “limonë të shtrydhur”!?

by Shpëtim Luku
12/06/2023 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Pak kohë më parë, një personazh merrte rrugën nga shtëpia e tij dhe e mbante frymën tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht përballë zyrës së kryeministrit. Nxirrte një megafon, e vendoste para fytyrës dhe fillonte monologun e tij, duke kujtuar se kishte zgjedhur mënyrën e duhur për të tërhequr vëmëndjen, qoftë të mediave e qoftë të kryeministrit për t’a dëgjuar. Nuk ishte i çmendur, edhe pse shumë nga këmbësorët kalonin e largoheshin me këtë përshtypje. Dikur, atëhere kur filluan ndryshimet e sistemit ai kishte qenë një personazh me autoritet, nën komandën e të cilit viheshin rrjesht një ushtri sindikalistësh.

Edhe presion si sindikalist bënte atëkohë, edhe greva urie organizonte, edhe kërkesa sindikaliste realizonte. Por besoj se as ai vetë nuk e kishte menduar se pas afro 30 viteve atij do t’i duhej të “fliste me vete” për problemet ekonomiko sociale të grupeve të caktuara shoqërore, që ai mendon se përfaqëson apo bën pjesë. Metamorfoza e pësuar prej tij tregon më së miri atë që ka ndodhur më gjërë në Shqipëri. Shumë persona që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre me publikun janë tejet të keqkuptuar kur është fjala për të shpjeguar hendekun mes pritshmërive që kanë e ndërtojnë dhe asaj që iu ofron realiteti.

Kur shikojnë që publiku nuk i ndjek, ose i ndjek në masë të pamjaftueshme për të realizuar qëllimet e tyre, atëhere ata vrapojnë ta etiketojnë atë. Vrapojnë t’a shajnë atë. Vrapojnë t’a mallkojnë atë. Vrapojnë t’a “përpunojnë” e t’a venë kinse në sedër atë. Ky është “popull kot”, ky popull është “kope delesh”, ky është “popull pa nerv” dhe epitete të tjera të këtij lloji dëgjohen rëndom sa herë që këta tipa duhet të justifikojnë dështimet e tyre.

Sidomos ky refren është shumë i përhapur tek politikanët, e më së shumti tek përfaqësuesit e opozitës. Por si shpjegohet që në fillimin e ndryshimeve politike sheshet e qyteteve mbusheshin me turma të stërmëdha njerëzisht? Si shpjegohet që ata që ishin në krye të Sindikatave të atëhershme ishin në gjendje të imponoheshin me “forcë dhe kërkesa ultimative”, pasi pas tyre kishin një ushtri me sindikalistët që nuk ua bënin fjalën më dysh?!

Si shpjegohet që, ndërsa shpallej një grevë urie, numri i atyre që ishin të gatshëm të futeshin në të, ishte shumë herë më i madh se sa kërkoheshin?!

E vërteta është e thjeshtë. Përpos shumë faktorëve, më kryesori ishte se “komandantët” në atë kohë ishin autoritete morale, ishin njerëz që iu peshonte fjala, ishin njerëz që kishin një imponim në një masë të caktuar. Mirëpo nga atëhere ka kaluar shumë kohë, kanë rrjedhur shumë ujëra. Kurse mjaft nga personazhet e politikës janë po ata që kanë qenë. Por që nuk ka shanse ti shmangen ligjësive të jetës politike dhe shoqërore.

Çka do të thotë se nuk ka mundësi që ata të mos paguajnë kostot përkatëse tështrydhjes që iu ka bërë koha. Të gabimeve, fajeve e krimeve që kanë bërë me shumicë. Të zhgënjimeve që kanë mbjellë. Të fatkeqësive që kanë kultivuar ndër vite. Kurse ish kryesindikalistët e dikurshëm, u shndërruan në pronarë privatë të pronave të sindikatave, duke u zhdukur nga sytë e publikut e duke shijuar në heshtje privilegjet. Por duke vrarë në mënyrë afatgjatë lëvizjen sindikaliste për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve. Ndërsa koha kërkon autoritete morale, tregu aktual riciklon vetëm kalbësira morale. Vetëm “limonë të shtrydhur”.

“Më shumë kam frikë një tufë delesh të komanduar nga një luan, se sa një tufë luanësh të komanduar nga një dele, thoshte Tyllerand.

Next Post
Nga zemra, te Covid dhe operacionet plastike, kalvari i gjatë në dyert e spitaleve të “kavalierit” Silvio Berlusconi

Nga zemra, te Covid dhe operacionet plastike, kalvari i gjatë në dyert e spitaleve të “kavalierit” Silvio Berlusconi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, 7 të vrarë dhe 15 të plagosur

FOTO / Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, 7 të vrarë dhe 15 të plagosur

August 7, 2026
Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

August 7, 2026
“GJKKO si hotel me 5 yje”, Manjani ‘shpërthen’ ndaj Dados: T’i fusim edhe prokurorët në kafaz dhe ta bëjmë me 7…

Reforma territoriale duhet të jetë për njerëzit, jo territoret

August 7, 2026
30 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

August 7, 2026
“Maroku ndihet më i fuqizuar”, roli i Trump në qendër të debatit pas krizës së Ceutës

“Maroku ndihet më i fuqizuar”, roli i Trump në qendër të debatit pas krizës së Ceutës

August 7, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Gjendet i pajetë një person në shkallët e një pallati në Elbasan

August 7, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Kosova në territor “të pashkelur”, sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

August 7, 2026
Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

August 7, 2026
Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

August 7, 2026
Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com