• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohen 20 mijë firma, Kristaq Kume publikon propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

by E S
09/06/2026 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për mbledhjen e 20 mijë firmave mbështetëse për projektligjin që synon ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në Facebook, konstitucionalisti Kristaq Kume bëri të ditur 10 propozimet kryesore janë ndarja e vendit në katër rajone zgjedhore, lista 100% të hapura, mundësia e kandidimit përmes listave qytetare, depolitizimi i administratës zgjedhore, lehtësimi i votimit për personat me aftësi të kufizuara dhe forcimi i kontrollit mbi financimin politik. Paketa parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndaj shkeljeve zgjedhore dhe digjitalizimin e procesit të mbledhjes së firmave mbështetëse.

Sipas nismëtarëvëve, projektligji është hartuar pas një procesi të gjatë konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe synon përmirësimin e përfaqësimit demokratik, rritjen e transparencës zgjedhore dhe garantimin e një gare më të barabartë.

Postimi i plotë i Kristaq Kumes

Sot dorëzuam në KQZ kërkesën për t’u pajisur me fletë-tip për grumbullimin e firmave mbështetëse nga jo më pak se 20.000 zgjedhës për projektligjin “Për ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor të R. Shqipërisë”.

Projektligji është rezultat i një procesi të gjatë dhe intensiv reflektimi dhe diskutimi mbi prurjet, mendimet dhe propozimet e shoqërisë civile për rregullimet që duhet të bëhen në legjislacionin zgjedhor, me objektiv krijimin e kushteve ligjore mbështetëse dhe efektive për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në vendin tonë. Projektligji propozon një paketë shtesash dhe ndryshimesh në Kodin Zgjedhor, nëpërmjet të cilave synohet të rritet cilësia në përfaqësimin demokratik, të forcohet transparenca në procesin zgjedhor, të zgjerohen mundësitë për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, të garantohet akses i barabartë në ushtrimin e së drejtës së votës dhe të mundësohet një garë zgjedhore e barabartë, e lirë dhe e ndershme.

Shtesat dhe ndryshimet kryesore të propozuara trajtojnë çështje që lidhen me:

1. Ndarjen e Shqipërisë në katër rajone zgjedhore dhe votimin me lista 100 për qind të hapura. Llogaritjen e mandateve që fitojnë subjektet zgjedhore duke përdorur formulën Sainte-Laguë – pjesëtimi i njëpasnjëshëm i votave të fituara nga subjekti me numra tek. Këto ndryshime krijojnë mundësi reale për përfaqësimin proporcional të subjekteve politike dhe të vullnetit të zgjedhësve në Kuvendin e Shqipërisë. Votimin me lista 100 për qind të hapura për këshillat bashkiakë.

2.Të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje jo vetëm me një kandidat të pavarur, por me listë me më shumë se një kandidat, “Lista qytetare e kandidatëve”, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të konkurrojnë edhe jashtë strukturave partiake.

3.Depolitizimin/departizimin e administratës zgjedhore, KZAZ, KQV dhe GN. Krijimin e saj me qytetarë që shprehin dëshirën për të kryer detyrën e administratorit zgjedhor, që trajnohen dhe certifikohen nga KQZ, me përparësi qytetarët që ushtrojnë profesione të licencuara, juristë, noterë, avokatë etj.

4.Numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit për subjektet zgjedhore në Qendrën e Votimit.

5.Mundësi për votimin në kutinë e lëvizshme për personat me aftësi të kufizuara, të sëmurë me pamundësi lëvizjeje dhe të moshuarit.

6.Rritjen e kushteve shtrënguese për parandalimin e përdorimit të burimeve publike, administratës e mjeteve publike dhe për ndalimin e presionit ndaj zgjedhësve, shitblerjen e votës dhe votimin familjar.

7.Rregullimin e kërkesave, kushteve dhe hapësirave për zhvillimin e fushatës zgjedhore. Rritjen e aksesit të subjekteve zgjedhore dhe për kandidatët e pavarur në media dhe në financimin publik. Mbështetje me financim publik dhe për akses në media, për fushatën zgjedhore të kandidatëve të gjinisë më pak të përfaqësuar.

8.Forcimin e kapaciteteve të KQZ për monitorimin, kontrollin dhe transparencën në financimin politik nëpërmjet krijimit, pranë KQZ-së, të një strukture të posaçme dhe të pavarur për monitorimin dhe auditimin e financimit të partive politike dhe subjekteve zgjedhore.

9.Lehtësimin dhe mundësinë për digjitalizimin e procesit të mbledhjes dhe verifikimit të firmave mbështetëse për subjektet e reja zgjedhore dhe nismën qytetare për kandidim me “Listë qytetare të kandidatëve”, përmes një platforme elektronike të integruar me identitetin digjital (e-Albania).

10. Forcimin e penaliteteve ndaj shkelësve të ligjit zgjedhor.

Next Post
“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

October 31, 2026
Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

October 31, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In