Akti i zhvarrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë në luginën e Vjosës është konsideruar nga konsulli grek në Gjirokastër si nje obligim historik dhe gjest miqesie mes dy popujve.
“Ky akt është diçka e shenjtë, përfundimi me sukses i të cilit do t’i shërbejë mirëkuptimit të mëtejshëm mes dy vendeve. Është e nevojshme të kapërcehen kufijtë e politikës në funksion te mirëkuptimit reciprok mes dy vendeve”, tha Vasileos Tolios konsulli grek.
Këto deklarata janë dhënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga konsullata greke në Gjirokastër dhe Departamenti i Gjuhës Greke në universitetin “Eqrem Çabej” me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës greke.
Në Universitetin e Gjirokastrës prej vitesh ofrohen studime akademike në dy drejtime Gjuhë dhe Letërsi Greke si dhe Gjuhë e Qytetërim Grek./tch/a.m.