• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kërkesat për kredi në banka, për çfarë i shpenzojnë më shumë lekët shqiptarët

by Java News
17/01/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nevoja për të financuar konsumin ka dominuar kërkesën e kredisë konsumatorë në banka. Banka e Shqipërisë ka vërejtur se 36 për qind e kërkesës për kredi të individëve i dedikohet konsumit të përditshëm. Kërkesa për të blerë blerjet e përditshme me hua bankare ka pësuar rritje të fortë të në dy tremujorët e fundit të 2016.

Teksa shihet se kërkesa e kredisë për banesa ka një rritje më të moderuar në vetëm me 2,2 dhe 2.5 për qind në dy tremujoret e fundit. Por edhe pse me këto raporte të zhdrejta të kërkesës konsumatorë për kredi, bankat preferojnë të financojnë blerjen e banesave. Rritja e kredisë për sektorin privat vitin e kaluar u udhëhoq  nga kredia për individë. Ecuria e këtij portofoli ka ndjekur trajektore rritëse, duke shënuar norma vjetore prej 4.3% në tremujorin e tretë.

Banka e Shqipërisë ka arsyetuar më parë nëpërmjet raporteve të politikes monetare se ecuria e mirë e kredisë për individë reflekton rritjen e kërkesës, por edhe ofertat tërheqëse të bankave për këtë segment. Krahas uljes së normave të interesit, bankat kanë vijuar të raportojnë lehtësim të vazhdueshëm të standardeve jo mbiçmim të kreditimit për individët në dy vitet e fundit.  Zgjerimi i tepricës së kredisë për këtë segment mbështetet kryesisht nga kredia konsumatorë, e cila ka shënuar rritje mesatare me 11.6% në muajt korrik-gusht.

Kredia për blerje banesash ka shfaqur gjithashtu rritje të qëndrueshme në terma vjetorë (3.3%), ndërsa në terma mujorë ajo rezulton me rritje më të ulët se një tremujor më parë. Gjithashtu rritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e katërt të 2016 është nxitur nga disa faktorë, ndër të cilët rritja e nevojës për financimin e konsumit dhe financimin e blerjes së banesës, përmirësimi i kushteve të kreditimit, si edhe zhvillimet pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, ekspertët bankarë raportojnë se prania e burimeve alternative dhe besimi konsumator kanë ndikuar negativisht kërkesën për kredi të individëve. Sipas përgjigjeve të agreguara të bankave, standardet u lehtësuan për kreditë konsumatorë, ndërsa kanë mbetur thuajse të pandryshuara për kreditë për blerje banese. Bankat u shprehën se standardet e kredisë të individëve do të lehtësohen edhe në tremujorin e parë të vitit 2017, por në një masë më të ulët. /Monitor/

ma.me

Next Post
Kuvendi, PD vendos bojkotim të pjesshëm të seancës së nesërme

Dekreti i Nishanit për ligjin e Mbetjeve më 4 shkurt në seancë plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

November 14, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

November 14, 2026
Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In