• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Greqi mbeten të larta, refuzohen nga autoritetet greke

by
08/12/2022 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë mbeten të larta edhe në Greqi krahas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian si Gjermania, dhe Franca. Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit në dhjetë muajt e parë të këtij viti 1113 kërkesa për azil u paraqitën nga shtetasit shqiptarë në qendrat rajonale greke të azilkërkuesve.

Shqiptarët sipas këtyre të dhënave përbënin rreth 4% të kërkesave për azil të bëra nga shtetasit e vendeve të treta të cilat shënonin rreth 28.055, gjithësejt. Pjesën më të madhe të aplikimeve për azil në Greqi e zënë shtetasit nga Afganistani, Siria dhe Pakistani të cilët kanë edhe numrin më të lartë të njohjeve të azilit.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve, pasi vetëm 0,18% në kategorinë “a” dhe 0,80% në kategorinë “b” kanë arritur të përfitojnë azil 10 muajt e vitit 2022. Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë. Ndërkohë shqiptarët renditen të tretët në 10 kombësitë me apelimet që u janë bërë rasteve kur u është refuzuar azili mbi bazë të kërkesave të paraqitura këtë vit, apo vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit 1.156 shtetas shqiptarë i apeluan vendimet për refuzimin e azilit dhe përbënin 10% te totalit te apelimeve të të huajve (13.614 gjithësejt) në dhjetë muajt e këtij viti.

Ndërkohë, të dhënat e sapopublikuara nga Ministria greke e Emigracionit për të huajt e rregullt të pajisur me lejeqëndrimi në Greqi flasin se në tetor numri i shqiptarëve ishte 291.005 persona të cilët përbëjnë 61,24% të 475.225 të huajve të rregullt në Greqi.

Ky numër është dukshëm më i ulët se tetori i një viti më parë ku sipas statistikave të Ministrisë greke të Migracionit 428. 899 shtetas shqiptarë figuronin me leje qëndrimi dhe përbënin 63% të të huajve të rregullt në Greqi.

Ministria greke e emigracionit ka pohuar se në lidhje me kërkesat fillestare të paraqitura brenda vitit 2020, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të rregullt për të cilët janë lëshuar lejet e qëndrimit ishin Shqipëria, Kina dhe Pakistani.Për kërkesat e paraqitura në vitin 2021 lejet janë dhënë, kryesisht për shtetas të Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe Pakistanit, ndërsa për kërkesat fillestare që janë depozituar në 10 muajt e parë të vitit 2022 në shtetet me më shumë persona që kanë pëprfituar lejet e qëndrimit janë shtetasit e Shqipërisë, Rusisë dhe Kinës./VOA

/e.d
Next Post
‘Një ditë do bëj diçka dhe do bëhem i famshëm’/ Fqinjët dhe miqtë tregojnë jetën e Gert Shehut: Talleshin me të, por nuk…!

"Gjithçka që..."/ Sandër Lleshaj: Sulmi ndaj Berishës jo rastësor, dikujt i interesonte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In