• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e BE ranë me 24 % në 2017-ën

by A R
19/04/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptar për në vendet e BE-së kanë pësuar një rënie përgjatë vitit 2017 dhe kjo falë masave të marra nga autoritet shqiptare. Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët për mediat me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë Theo Francken. Sipas Vodës që prej korrikut 2017, Policia e Shtetit ka forcuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me fokus të veçantë të miturit e pashoqëruar, duke proceduar me ndjekje penale për të prindërit që lenë të miturit e pashoqëruar në vendet e BE-së.

“Kemi bërë fushata intensive sensibilizuese; masa administrative dhe procedime për favorizuesit dhe nxitësit e azilit të paligjshëm; kemi proceduar punonjës policie që duke shpërdoruar detyrën apo përmes korrupsionit lejonin kalimin e personave me probleme në dokumentacion për të udhëtuar në Shengen; si dhe jemi të vendosur për goditjen e grupeve kriminale që janë  të përfshira në këtë veprimtari. Të gjitha këto masa që ne kemi ndërmarrë deri tani kanë dhënë një efekt paraprak. Në vendet e zonës Shengen ne kemi një ulje të kërkesës për azil me 24% për vitin 2017, sipas të dhënave të Eurostat. Gjithashtu mjafton të kujtojmë faktin se 3 muajt e parë të këtij viti, iu është refuzuar dalja rreth 5,400 shtetasve shqiptarë për mungesë dokumentacioni” theksoi zv.ministrja Voda.

Sekretari për Azil dhe Migracionin në Belgjikë Theo Francken i kërkoi qytetarëve shqiptar të respektojnë rregullat e migracionit dhe nënvizoi se Belgjika nuk jep azil.

“Përsa i përket autoriteteve belge mund t’ju themi qartë që për ne Shqipëria është një vend i sigurt dhe një demokraci e stabilizuar. Dhe kjo është arsyeja sepse për qytetarët shqiptar ne kemi bërë gati dhe tashmë po aplikojmë një sistem që e sjellë vendimin shumë shpejt për kërkesat për azil. Kjo do të thotë që brenda pak javësh ne arrijmë në një vendim të shpejt. Dhe më lejoni të jem fare i qartë. Vendimi për azilkërkim ka për të qenë negativ. Ai do të shoqërohet me një urdhër të menjëhershëm largimi nga territori i Belgjikës si dhe po ashtu me një urdhër i cili ju ndalon hyrjen në të gjithë zonën Shengen. Ne i japim azil shtetasve nga Siria. Ne nuk i japim azil shtetasve që vijnë nga Shqipëria. Ky nuk është një vend në luftë; ky nuk është një vend me politik opresive; ky nuk është një vend ku gazetarët futen në burg dhe kjo është një demokraci e qëndrueshme. Pra ne nuk i japim azil shqiptarëve” tha Francken

Më herët Sekretari për Azil dhe Migracionin u prit në një takim nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.  Gjatë takimit Ministri e falënderoi për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ne procesin e anëtarësimit në BE. Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit  lidhur me frenimin e fenomenit te migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit./a.m.

 

Next Post
VIDEO/ I ulur i vetëm në parlament, ja socialistët që takuan Tahirin

"Nuk ka bir k**ve të më pengojë..." Tahiri: Nuk më duhet të çoj mesazhe të koduara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In