• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt/ Gjekmarkaj: Ky s’është një lajm i gëzueshëm, tregon shkallën e korrupsionit

by Java News
10/07/2023 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjekmarkaj thotë se nuk është një lajmi gëzuar kërkesa për arrestimin e tij, pasi kjo tregon ndër të tjera shkallën e lartë të korrupsionit dhe sa ‘shqetësues e mbytës është ky fenomen mes nesh’.

“Çështja e inceneratorëve ka trazuar politikën, mediat dhe shoqërinë prej një kohe të gjatë. Ajo prej shifrave që përfliten si shpërdorim, prej ish ministrave të përfshirë vë në provë drejtësinë më shumë se çdo gjë tjetër. Kemi parë të vdekur që ngjallen, të gjallë me një këmbe në varr të cilëve u vidhet emri për ta përdorë.

Sot SPAK kërkon liri nga kuvendi për të ndaluar Arben Ahmetajn dhe ky nuk është  një lajm i gëzueshëm për vendin. Ai ishte nr 2 i qeverisë  dhe ministri i dytë i kërkuar nga drejtësia  pas Lefter Kokës dhe ish deputetit Bllako për të njëjtën arsye, çka hipotizon për shkallën e korrupsionit dhe sa shqetësues e mbytës është ky fenomen mes nesh. Nuk ndiej kurrë gëzim kur dikush arrestohet, përkundrazi, por hidhërohem kur të fajshmit  përzihen me të pafajshmit, kur hajdutët kalojnë për zotni të randë, kur supozohet se të gjithë janë njësoj.

Shumë  politikanë të opozitës e kanë artikuluar këtë afere në diskurin retorik të ditës me pasion si shërbim publik por jo të gjithë me të njëjtin zell e bindje. Madje dhe sot ndonjë tip njësoj me fraza të një gjuhe mushk sa me la gojën duke dëshmu mungesë sinqeriteti ndaj kauzës dhe njerëzve.

Në këtë beteje e cila shpërblen moralisht gjithë atë pjesë që kërkon gjetjen e abuzuesve , kthimin e parasë publike dhe vendosjen e drejtësisë ka spikatur më shumë se kushdo Jorida Tabaku  në përpjekjen e saj politike e qytetare në kërkim  të se vërtetës e cila nuk zbardhet pa akte si ky i sotmi i organeve ligjzbatuese, ndaj meriton një falenderim. Drama të tilla të parasë publike uroj të ndikojnë si leksion  etik, si leksion ndëshkimi e frike për administruesit e saj”, shprehet Gjekmarkaj.

/f.stafa

Next Post
EMRAT/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e 5 ambasadorëve të rinj

EMRAT/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e 5 ambasadorëve të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In