• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

by Ylli Manjani
04/08/2026 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Nëse ka një rast që ilustron qartë diferencën mes ndjekjes penale në Shqipëri dhe standardit të një sistemi europian si ai italian, ai është pikërisht çështja e hapur në Gjykatën e Veronës, ku një prokuror shqiptar i SPAK-ut madje, përballet me pretendime për shpifje lidhur me një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Dallimi është i madh. Në Shqipëri mjafton që një pretendim i pavërtetuar, të vijë nga SPAK-u dhe ai trajtohet si e vërtetë e provuar. Në Itali, i njëjti pretendim konsiderohet thjesht shpifje. I dëmtuari nga kjo shpifje kërkon dhe i ofrohet mbrojtje ligjore. Të dëmtuarve tanë u ofrohet thjesht paraburgimi dhe rrëmbimi i pronave.

Dallim i madh apo jo?!

Po ç’është rasti në gjykatën e Veronës?
SPAK me firmën e Prokurorit Dumani, i kërkon ndihmë juridike Italisë për të sekuestruar disa prona atje të lidhura me familjen Çela. Sipas pretendimeve të SPAK sekuestro duhej bërë me argumentin se ato buronin nga aktivitet kriminal. Në pamje të parë, një procedurë rutinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Por historia, sipas këtyre pretendimeve, mori një kthesë krejt tjetër. Pasi autoritetet italiane verifikuan dokumentacionin dhe dëgjuan shpjegimet e pronarëve, i njëjti prokuror Italian që kërkoi sekuestron, vetëm pas një muaji arriti në përfundimin se pasuritë nuk rezultonin të pajustifikuara dhe u kërkua heqja e masave të sekuestrimit.

Më pas, familja Çela (kompania që ata zotërojnë) ngriti një padi për shpifje, duke pretenduar se kërkesa shqiptare kishte shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për shkak të pretendimeve të pabazuara.

Këtu fillon dallimi i madh mes dy sistemeve.

Në Itali, fakti që një prokuror ka bërë një pretendim nuk e përjashton atë nga kontrolli gjyqësor. Përkundrazi, nëse pretendohet se ai ka tejkaluar kufijtë e ligjit ose ka paraqitur fakte të pavërteta, edhe ai vetë bëhet objekt i gjykimit. Askush nuk gëzon imunitet ndaj së vërtetës. Asnjë detyrë publike nuk është mburojë e shpifjes.

Po ta krahasosh këtë me realitetin shqiptar, kontrasti është tronditës.

Para GJKKO-së, me të njëjtat të dhëna të pavërtetuara si të vërteta prokurorët e SPAK bëjnë kërdinë duke arrestuar njerëz e sekusestruar prona.

Në GJKKO-në tonë shumë shpesh nuk provohen akuzat; por mjafton të provohet ekzistenca e akuzës. Në vend që prokurori të demonstrojë me prova çdo element të veprës penale, mjafton shpesh një raport policor, një fragment komunikimi, një interpretim i një bisede apo një hipotezë hetimore që të konsiderohet “dyshim i arsyeshëm”.

Pastaj ndodh arrestimi apo sekuestrimi për hatër të “ndëshkueshmërisë”. Në vijim fenomeni bëhet më i rrezikshëm: dyshimi zgjatet në kohë dhe, pasi vendoset edhe nga “gjykatat popullore” te mediave e mediumeve dyshimi fillestar fillon të trajtohet tashmë si provë.

Punë e madhe se njerëzit paraburgosen për muaj e vite mbi bazën e supozimeve;
Se pasuritë u sekuestrohen përpara se të provohet origjina kriminale;
Se fjalët e shkëputura nga biseda private, të marra nga platforma komunikimi, interpretohen jashtë kontekstit dhe ngarkohen me kuptime penale pa u mbështetur nga prova të tjera objektive.

E kujt i plasi se:
Ku janë gjurmët materiale?
Ku janë provat shkencore?
Ku janë dëshmitarët okularë?
Ku janë pamjet filmike?
Ku është lidhja logjike mes një bisede dhe një ngjarjeje konkrete kriminale?

Këto pyetje mbeten pa përgjigje, sepse mjafton që pretendimin ta ketë shkruar SPAK-u.
Kemi SPAK-un ne!
Më të mirin.. Të posaçmin fare…

Kjo është arsyeja pse rasti italian meriton vëmendje. Jo sepse provon automatikisht fajësinë e kujtdo, por sepse tregon një filozofi krejt tjetër të drejtësisë: pretendimi i prokurorit nuk është automatikisht provë; ai është vetëm një pretendim që duhet provuar.

Në Shqipëri, për fat të keq, duket se shpesh ndodh e kundërta. Pretendimi i prokurorit trajtohet si provë derisa i pandehuri të arrijë të bindë gjykatën për të kundërtën.

Ec e binde gjykatën e cila nga ana e saj i bindet SPAK-ut!

Barra e provës i takon akuzës?!
Ehaaaaa…

Po që prokurorët tanë kanë fuqi provuese ekstraterritoriale..!
Ata akuzojnë me dyshime e përgjime edhe shtetas shqiptarë për vepra penale të dyshuara në Itali e gjithandej, pavarësisht se në këto vende shqiptarit të akuzuar këtu nuk i hyn gjëmb në këmbë.

E pra askund në perëndim nuk ndodh kjo, që shtetet të akuzojnë shtetasit e tyre për dyshime veprash në vendin tonë. Kjo nuk ndodh jo për patriotizëm, por për fuqi provuese. Askund nuk të ndjekin penalisht pa një pasojë penale që provohet se ti ke lidhje me të. Dhe fjala nuk është provë, por kur keqpërdoret quhet shpifje.

Ama pandëshkueshmëria te ne është me efekte ndërkombëtare. SPAK-u ynë është si gjykata e Hagës.

Po ja ku vjen ky rast nga Italia që e bën një prokuror “të fortë” këtu me fuqi magjike provuese të llafeve, që të kërkojë për vete të mbrohet me avokat për këto llafe, sepse në Itali normalisht quhen shpifje jo prova.

Kam idenë se ka shumë që fërkojnë duart nga kjo situatë. Sa më takon, nuk tëzohem për diskretitimin e asnjë prokurori shqipëtar, përfshi dhe Dumanin. Nuk fërkoj duart, por vë duart në kokë nga mjerimi i sistemit të drejtësisë që kemi. Për cilësinë e keqe dhe shumë të keqe të të bërit drejtësi.

Kemi një sistem që e ngatërron dyshimin me provën. Që e konsideron sekuestrimin si dënim paraprak. Që e sheh paraburgimin si mjet presioni dhe jo si masë përjashtimore. Që i jep prokurorit një autoritet pothuajse të pakontrollueshëm, ndërsa gjykata shpesh kufizohet në vulosjen e kërkesave të tij.

Nëse drejtësia italiane i kërkon llogari edhe një prokurori për pretendimet që bën, drejtësia shqiptare duhet të pyesë veten pse ende vazhdon të marrë si të mirëqena pretendimet e SPAK-ut pa kaluar më parë në filtrin rigoroz të provës, të vërtetësisë dhe ligjshmërisë së saj.

Sepse në një shtet të së drejtës, vendimet nuk ndërtohen mbi bindje apo reputacion institucional. Ndërtohen vetëm mbi prova, që merren strikt në mënyrën e diktuar nga ligji. Aty ku mungojnë provat dhe legjitimiteti i tyre, nuk duhet të ketë as dënim, as sekuestrim, as shkatërrim të jetës së cilitdo qoftë.

Next Post
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com