• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa e SPAK për ta arrestuar fut në panik Berishën, Bozdo: Protesta ishte e paralajmëruar, do t’ja dalim mbanë

by Java News
14/12/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i panikosur, ka nisur tentativat për t’i shpëtuar arrestimit nga SPAK . Fillimisht mobilizoi deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me padi për të pezulluar masën e detyrimit të paraqitjes çka rrjedhimisht do pezullonte dhe arrestin, ndërsa të hënën kur këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e SPAK, Berisha thërriti protesta.

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo në një lidhje “skype” në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin tha se protesta sipas tij ishte e paralajmëruar dhe nuk bëhet për shkak të betejës së Berishës me drejtësinë.

“Protesta të hënë dhe të enjten dhe në ditët në vijim për të gjithë atë që është duke ndodhur në kuvend për shkeljen e të drejtave të opozitës për mohimin e kërkesave të opozitës veçanërisht për komisionet për mënyrën sesi opozitarizmi po shkelet me këmbë. Unë besoj që opozita është në përshkallëzim të atij aksioni politik që e ka shpallur prej dy muajsh. Do ta fillojmë në këtë mënyrë mënyrë dhe do tja dalim mbanë.”

“Protesta të hënë dhe të enjten dhe në ditët në vijim për të gjithë atë që është duke ndodhur në kuvend për shkeljen e të drejtave të opozitës për mohimin e kërkesave të opozitës veçanërisht për komisionet për mënyrën sesi opozitarizmi po shkelet me këmbë. Unë besoj që opozita është në përshkallëzim të atij aksioni politik që e ka shpallur prej dy muajsh. Do ta fillojmë në këtë mënyrë mënyrë dhe do tja dalim mbanë.”“Do jetë vetëm PD e Tiranës. Është e rëndësishme që opozita mbështet deputetët e saj, së dyti është populli opozitar që proteston.”

“Dy apo tre javë më parë deputetet e opozitës u detyruan të hynin nga dritarja. Çdo gjë ka vajtur keq e më keq prandaj janë të gjitha motivet për të protestuar.”

I pyetur nëse në këtë protestë do të kenë mbështetjen e aleatëve, Bozdo nuk tha një përgjigje të qartë.

“Vendimi për të përshkallëzuar vendimin tonë politik është marrë sot në mbledhjen e kryesisë. S’ka arsye pse të mos kemi mbështetjen e opozitës sepse jemi duke folur për mohimin e të drejtave të deputetëve të opozitës.”

Veprimet e Berishës duken kontradiktore, pasi fillimisht iu drejtua kushtetueses e ndërsa tani thërret protesta. Por për Bozdon ky skenar ishte paralajmëruar.

“Jemi në një skenar që ishte paralajmëruar pak muaj më parë pa ditur se situata me parlamentarizmin do mbërrijë në një çast të tillë. S’ka lidhje me Berishën por me mënyrën si është zhvilluar agjenda në parlament në 3 muajt e fundit. Është diçka që e kemi paralajmëruar që do ndodhë. Do përdorim mjetet e duhura do ta përhapim në të gjithë Shqipërinë.”/m.j

Next Post
Sondazhi: Bashës i rritet mbështetja, Berisha humb mbështetje

'Rithemelimi po e karrikaturon opozitën'/ Mërtiri: Basha të votojë pro arrestimit të Berishës, po e merr peng Kuvendin për të mbrojtur veten!

Comments 1

  1. Kol Jakaj says:
    2 years ago

    Keto jane palacot e komunistit te diktatures te cilet lehin si goret por qe nuk kane asnje akses thjeshte jane te diskredituar

    Reply

Leave a Reply to Kol Jakaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

December 30, 2025
Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com