• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapitullimi

by Auron Tare
21/04/2026 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Si sot, 85 vjet më parë, Ushtria Kombëtare Greke, e cila kishte rezistuar në mënyrë heroike për mbi 6 muaj me rradhe kundër armatave italiane, ngriti flamurin e bardhë.

Armata e Epirit, e komanduar nga gjenerali Georgios Tsolakoglou, duke parë që trupat gjermane, me një lëvizje të pazakontë për kohën, sulmuan Jugosllavinë më 6 prill dhe, pasi e thyen ushtrinë jugosllave, i dolën pas ushtrisë greke, u gjend në një gjendje të dëshpëruar.

Vetëm dy javë mjaftuan që gjermanët të hynin në territorin grek. Grekët shpresonin që me ardhjen e pranverës të thyenin frontin italian, që ishte stabilizuar pak a shumë në vijën kufitare greko-shqiptare.


Në shtabin e gjeneralit Tsolakoglou, në fshatin vllah Votonosi pranë Mecovës, bëhej një debat i fortë mes oficerëve. Disa donin dorëzim, të tjerë këmbëngulnin të vazhdohej lufta. Në veçanti, gjenerali Ioannis Pitsikas kërkonte me këmbëngulje përballje edhe me gjermanët, por ishte në pakicë. Madje, Tsolakoglou vendosi ta largonte nga detyra, me arsyetimin se dorëzimi te gjermanët do të ishte “një dorëzim me nder”.


Gjenerali grek, për të shpëtuar trupat nga një shkatërrim i plotë, mori parasysh që në front kishte hyrë një nga divizionet më elitare të ushtrisë gjermane, Leibstandarte SS Adolf Hitler. Ky divizion, përveçse forcë luftarake, kishte edhe rol propagandistik për të treguar fuqinë e Gjermanisë. Në krye të tij ishte Sepp Dietrich, komandanti besnik i truprojës personale të Hitlerit.


Sipas ditarit të divizionit, më 20 prill 1941, njësia pararojë e drejtuar nga SS-Hauptsturmführer Erwin Horstmann po kalonte vargmalin Katara në drejtim të Janinës. Para Qafes se Malit, SS-Untersturmführer Jupp Diefenthal zbriti me shpejtësi me një motor tricikël, ku ndodhej një ushtar grek me flamur të bardhë. Ai njoftoi se grekët kërkonin të diskutonin kushtet e dorëzimit.

Menjëherë u thirr Gjenerali Dietrich për të bërë bisedimet. SS-Untersturmführer Ralf Tiemann u dërgua në Hani-Murgani për ta shoqëruar, bashkë me SS-Hauptsturmführer Max Wünsche. Kur mbërritën, panë ushtarë nga të dyja palët që rrinin qetë, madje luanin letra, ndërsa një Flamur i madh Gjerman ishte vendosur mbi rrugë.

Dietrich u takua me oficerët grekë, të cilët i thanë që duhej të shkonte rreth 15 km më në perëndim, në Votonosi, ku ishte selia e Tsolakoglou. Sipas Tiemann-it, Wünsche u nis për të njoftuar feldmarshallin Wilhelm List, ndërsa Dietrich vazhdoi me shtabin e tij drejt selisë, ku u prit vetë nga Tsolakoglou.

Në këtë fshat të vogël u bë takimi vendimtar mes Tsolakoglou dhe Dietrich për dorëzimin. Sipas burimeve gjermane, pala greke kërkoi që dorëzimi të bëhej para gjermanëve dhe jo italianëve, që prisnin përtej Vjosës.

Pas konsultimeve me eprorët, përfshirë feldmarshallin Wilhelm List dhe gjeneral-lejtnantin Hans von Greiffenberg, Dietrich u autorizua të pranonte dorëzimin e plotë të ushtrisë greke.

Sipas burimeve gjermane, dorëzimi u bë në tre faza, takimi fillestar në Votonosi, nënshkrimi zyrtar po aty dhe përfundimisht në Larisa më 23 prill 1941.

Dorëzimi krijoi rrëmujë të madhe në radhët e ushtrisë greke. Ndërkohë që trupat gjermane përparonin drejt Korinthit dhe përplaseshin me anglezët në tërheqje, ushtarët grekë, të çorganizuar, hidhnin armët dhe “pasi kerkonin buke ne furrat e Janines, niseshin me kembe rruges për në shtëpitë e tyre.”

Pas kësaj, trupat italiane, që kishin pësuar humbje të rënda, më në fund hynë në territorin grek.

Një detaj interesant është udhëtimi i Gjeneralit Dietrich drejt kufirit shqiptar, në Urën e Peratit pranë Leskovikut, ku e priste shtabi italian me në krye gjeneralin Giovanni Rossi. Pas një takimi kortezie, ku u pi edhe një gotë verë, italianëve iu hap rruga për të hyrë në Greqi.

Ky moment u filmua nga kameramanët gjermanë dhe ruhet sot në arkivat amerikane në Washington DC, si një dëshmi me vlerë për Luftën Italo-Greke.

Next Post
“2 miliardë dollarë në javë për luftë”, zyrtari i OKB-së: Me aq para mund të kishim shpëtuar 87 milionë jetë

“2 miliardë dollarë në javë për luftë”, zyrtari i OKB-së: Me aq para mund të kishim shpëtuar 87 milionë jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com