• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa e FRPD për referendum, Këlliçi: Askush nuk e zhbën dot kontributin e Berishës

by A R
15/09/2021 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi e ka cilësuar akt demokratik kërkesën për referendum të e anëtarësisë së këtij forumi për vendimin e kryedemokratiti Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

“Është vendim i një pjese të anëtarëve të kryesisë së FRPD-së, është një nismë e anëtarëve të kryesisë. Nuk ka patur një mbledhje të kryesisë për të diskutuar dhe debatuar për këtë vendim. Kjo është një çështje e jona e brendshme, e cila do të marrë përgjigje statusore dhe do të marrë përgjigje zyrtare në ditët në vijim qoftë nga sekretari i përgjithshëm, qoftë nga kryetari i Këshillit Kombëtar. Forma më e mirë e një demokracie është mendimi ndryshe. Instrumenti më i mirë në demokraci është mendimi ndryshe, ndaj unë sot jam krenar që themelet e PD-së janë shumë të forta sepse prodhojnë diskutim, prodhojnë debat, platforma të ndryshme brenda njëri-tjetrit, të gjitha këto në kuadër të mbrojtjes së PD-së”, është shprehur Këlliçi.

Sipas tij në PD nuk ka përçarje, por liri për të shprehur mendimin ndryshe.

“Absolutisht jo përçarje, sigurisht ka pakënaqësi dhe emocione të përfshira, padiskutim që po, do ju gënjeja nëse do ju thoja ndryshe, por kjo çështje duhet trajtuar me shumë maturi”, është shprehur ai.

Kreu i Forumit Rinor thekson se askush nuk mund ta zhbëj kontributin e Berishës për PD dhe për Shqipërinë.

“Për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO, për të antarësuar Shqipërinë për të marrë statusin kandidat, për të bërë rrugën e Kombit, për të liberalizuar vizat, arriti këto të gjitha të cilat mbajën firmën e padiskutueshme të Profesor, Doktor Sali Berishës. Askush nuk e cenon dot kontributin dhe rrugëtimin e lavdishëm të PD-së krahë Berishës”, është shprehur ndër të tjera Këlliçi.

Sipas Këlliçit PD nuk duhet të humbas vëmendjen nga keqqeverisja e Partisë Socialiste për shkak të debateve të brendshme.

/a.r

Next Post
Edi Rama e nxori bllof Albin Kurtin para Merkel për “Open Balkan”

Edi Rama e nxori bllof Albin Kurtin para Merkel për “Open Balkan”

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Nuke thoni shyqyr qe te largohet komunisti barbare i vicidolit e sipunte e e ksaj partie e fomuar me komunist e ndytsira spiunazhi

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In