Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, pas një konflikti të çastit mes tre personash.
Mësohet se 28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë, duke detyruar kamarierin t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin.
Kjo kërkesë e kamarierit nuk i pëlqeu 28-vjeçarit, i cili u konfliktua fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.
Policia e Vlorës bën me dije se pas ngjarjes, 28-vjeçari ka rënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
g.kosovari












Covid-i, vapa, injoranca jane bere bashke!