• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënon Ministri serb Daçiç: Nëse Kosova s’e heq taksën, s’ka samit të Parisit

by Java News
08/06/2019 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë një sot një bisedë telefonike për Kosovën dhe lidhur me përgatitjet për takimin në Paris, por  shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, thotë se nuk është e sigurt se do të mbahet ky samit, në qoftë se autoritete në Kosovë nuk japin sinjale se do ta heqin taksën doganore ndaj mallrave serbe.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një konferencë për media, siç raporton “Tanjugu”, ka thënë se “nuk do të ketë takim [në Paris], në qoftë se nuk ka gjasa që të vijë deri te përmirësimi i gjendjes, respektivisht në qoftë se nuk ka asnjë mënyrë për të hequr taksën”. “Ata, Macron dhe Merkel [presidenti francez dhe kancelarja gjermane] nuk do të lejojnë që Haradinaj t’i tërheq për hunde”, ka thënë Daçiçi, përcjell Telegrafi.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do ta lejojë që ta tërheqin për hundë.

“Nëse tashmë po na tërheqin për veshë gjatë gjitha këtyre dekadave, të paktën të mos mendojmë se jemi marrë”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë dialogun në momentin kur autoritetet e Prishtinës e heqin taksën.

“Ne jemi të gatshëm për një kompromis, duam marrëveshje. Nëse pala tjetër nuk e dëshiron këtë, ne nuk mund të shkojmë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore”, tha Daçiç.

I pyetur në lidhje me ftohjen e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Serbisë, Daçiç ka thënë se nuk ka ftohje raportesh, por Serbia nuk dëshiron që të vazhdojë dialogun derisa të shfuqizohet taksa.

Next Post
Qeveria gjermane: Mafia italiane po përdor bandat shqiptare për kokainën

Qeveria gjermane: Mafia italiane po përdor bandat shqiptare për kokainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

August 12, 2026
Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com