• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënon me thikë minorenin për të vjedhur/ Gjykata e lë me arrest shtëpie, i pandehuri shëtit i lirë në pazar

by Ardit Rada
17/02/2021 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detyron minorenin të vjedhë me anë të kërcënimit dhe dhunës, prokuroria i heton çështjet të ndara. Ylber Allaraj 40 vjeçari që akuzohet për vjedhje dhe nxitje të minorenit drejt krimit është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, por shkel masën e arrestit e del i lirë në pazar.

Nëna e 13 vjeçarit J. M. ankohet në Fiks fare pasi djali i saj po përdoret nga një maxhoren nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit që të vjedhë. Sipas saj nxitësi i djalit, e dhunon atë, deri në pikën që djali ka frikë ta denoncojë sërish apo të takojë edhe gazetarët. Sipas nënës ai thotë se denoncimi shkoi dëm, pasi ai bredh i lirë, madje pak ditë më parë Ylber Allaraj i ka dalë minorenit përpara duke i vënë thikën në fyt dhe marr lekët që nëna i kishte dhënë për të blerë miell. Djali i ka treguar nënës për ngjarjen, por ka frikë të shkojë për te denoncuar sërish. Gjatë intervistës nëna thotë se djali edhe natën, çohet dhe thërret i tmerruar. “Mos më prek, m’u largo”
Ajo tregon se është e divorcuar nga bashkëshorti dhe se ka edhe dy djem të tjerë. Ajo i rrit pa asnjë ndihmë nga bashkëshorti, por e vetme fëmijët vetëm me 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Nga ato 7000 lekë ikin për qeranë e një apartamenti, i kthyer si i tillë pasi sistemi është për dyqan. Jetojnë në kushtet e mbijetesës. Ajo thotë se djali edhe celularin e saj e shiti dhe lekët ja çoi Allarajt. Nëna më pas e ballafaqoi dhe i mori lekët mbrapsht, madje ai i ktheu edhe 600 mijë lekë që djali i kishte vjedhur dhe ja ktheu atij. Nëna këto lekë i dorëzoi në polici. Për këtë ka edhe proceverbalin e mbajtur në rajon.

Ylber Allaraj pranon që ka bashkëpunuar me djalin, por jo që ka përdorur dhunë apo kërcënuar

Me anë të kameras së fshehtë nëna arrin të vërtetojë se Ylber Allaraj e ka përdorur djalin për të vjedhur . Ajo shkon në pazar, atje ku Ylber Allaraj shet produkte të ndryshme, e ballafaqon dhe ai e pranon që e ka nxitur të vjedhë 12 biçikleta dhe lekë, por nuk pranon ta ketë kërcënuar. “Kam bërë gabim, por do ta gjykoj gjykata” shprehet Allaraj . Ai e pranon edhe se djali ka shitur telefonin e nënës për t’i dhënë lekë atij, por nuk pranon se ja ka marrë me dhunë. Fiksi disponon edhe një letër prekëse ku djali i kërkon falje nënës për të gjitha vjedhjet që ka bërë e thotë së i ka bërë nën dhunën kërcënimin e Ylber Allarajt. Ai i premton se pas denoncimit në polici nuk do ta bëj më një gjë të tillë.

Ylber Allaraj 40 vjeçari që akuzohet për vjedhje dhe nxitje të minorenit drejt krimit është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, por del i lirë në pazar. Prokuroria nuk i bashkon çështjet, por i heton të ndara.

Nëna shkon në prokurori dhe polici me kamera të fshehtë për të denoncuar sërish Ylber Allarajin, por ata i kërkojnë që djali të jetë i pranishëm. Në prokurori i thonë se gjykata do të marr shumë shpejt një vendim dhe se për denoncim duhet të drejtohet në polici. Në polici i thonë se djali duhet të vijë për ta denoncuar, por nëna i thotë se djali ka frikë pasi edhe pse e denoncoi ai është i lirë, bredh në pazar dhe e kërcënon. Polici i thotë se nuk është faji i tij që atë e ka liruar gjykata pasi prokuroria kërkoi burg.

Fiks fare kontaktoi zyrtarisht me Prokurorinë e Kuksit. Në përgjigjen e saj prokuroria thotë se të dyja çështjet po hetohen të ndara. Djali për vjedhje, ndërsa Ylber Allaraj për vjedhje dhe nxitje të minorenit për krim. Ndërkohë që sipas tyre, për Ylber Allarajin prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa gjykata vendosi arrest shtëpie. Ky informacion zyrtar bie ndesh me informacionin që i jep polici nënës ku i thotë që ai po gjykohet i lirë. Në këtë rast Ylber Allaraj, rezulton që ka thyer arrestin e shtepisë pasi del e shet në pazar, vërtetuar kjo nga pamjet dhe biseda që bën nëna me të,në të njëjtën ditë që shkon për t’u ankuar në polici dhe prokurori.

Next Post
Lufta bëhet në gjunjë

Analiza e Çupit: Kush do ta marrë mandatin nëse e lë Rama? Sikur Skënderbeu të hedhë shpatën, po ku?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In