• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërcënojnë emigrantët”, Rama flet me emra: Me dy sekserët e Belerit do merrem personalisht

by A R
11/05/2023 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama edhe nga Tirana vijoi me akuzat ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri. Pasi më herët tha se sekserë për të kërcënojnë emigrantët, Rama foli me emra nga Parku Olimpik në kryeqytet, aty ku ishin mbledhur mbështetësit socialistë për mbylljen e fushatës. Rama u shpreh se do të merret personalisht me Spiro Kokën dhe Napolon Çakallin pas 14 Majit. Ai u shpreh se këta persona kanë kërcënuar emigrantët se po votuan për Jorgo Goron e PS-së do t’u grisin letrat në Greqi. Kryeministri tha se ai është avokati më i madh i shqiptarëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri. Ndërsa për Belerin tha se është akuzuar për vrasje të ushtarakëve shqiptarë.

“Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napolon Çakalli që janë sekserë të këtij dhe që marrin në telefon emigrantët që duan të vijnë të votojnë, ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë për Jorgo Goron dhe për PS-në do t’ju grisin letrat e qëndrimit atje, ose po nuk erdhën të votojnë për këtë maskara dhe për platformën e tij të poshtë, do t’i kthejnë mbrapsht se pas 14 Majit unë do merrem personalisht me ata të dy. Dhe i them të gjithë emigrantëve që duan të vijnë të votojnë në Himarë. Jeni të lirë të vini të votoni për kë të doni, është e drejta juaj. Nëse do ta hani sapunin me dhjam të atij maskarai për djathë është e drejta juaj, por ama askush nuk duhet ta çojë as nëpër mend se ka çakall, se ka kokë, se ka beler e agallarë që ju prekin atyre letrat e emigracionit. Sepse avokati dhe mbrojtësi më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë, qeveria shqiptare dhe PS-ja. Dhe avokati dhe mbrojtësi më i madh i komunitetit shqiptar në Greqi jam unë, qeveria shqiptare dhe PS-ja. Jo një maskara, një honxho ponxho, një njeri i akuzuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në Peshkëpi, një injorant që nuk meriton të jetojë në Himarë, jo më të votohet në Himarë. Megjithatë për të jetuar dhe të vazhdojë të jetojë se çdo fshat ka budallain e vet, por votën e dinë vetë himariotët”, tha Rama.

Sipas Ramës, ky është shembulli që përfaqëson, ajo që e quan “faqja e zezë Sal-Like floriri”. Sa i përket çështjes së pronave në Himarë, Rama tha se u zgjidh nga qeveria.

“Çështjen e pronave në Himarë e bëri lesh dhe li faqja e zezë e Shqipërisë kur ishte në pushtet dhe në atë kohë u shfaqën në Himarë pronarë që e shihnin detin për herë të parë dhe paraardhësit e të cilëve nuk kishin shkelur kurrë në Himarë. E dyta, çështja e pronave në Himarë është trajtuar nga ne, është zgjidhur nga ne. Është vendosur pikë për pikë në ligjet tona dhe ka filluar të kthehet në certifikata pronësie për banorët e Himarës falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë, edhe me banorët, edhe me përfaqësuesit e komunitetit himariot në Amerikë, të cilët ndihen me origjinë greke, të cilët janë grekë me origjinë nga Himarë më saktë dhe në atë bashkëpunim, pengesa më e madhe, problemi më i madh ishin shpifjet, ishin ngatërresat, ishin fabrikimet e këtij maskarai që me një grup pseudo himariotësh thoshte pa pikën e turpit po e zgjidhi Edi Rama dhe po e zgjidhën këta, domethënë ne, çështjen e pronave të Himarës, ne nuk e marrim kurrë pushtetin dhe nuk e helenizojmë dot Himarën”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Rrugë të bllokuara e kontrolle të rrepta/ Policia publikon masat për derbin Tirana-Partizani

Rrugë të bllokuara e kontrolle të rrepta/ Policia publikon masat për derbin Tirana-Partizani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia, mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

February 25, 2026
Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

February 25, 2026
U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In