• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënoi të dashurin dhe e sulmoi me bomba molotov për shkak të ndarjes, burg për 21-vjeçaren shqiptare

by Java News
21/09/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 21-vjeçare shqiptare është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata Penale e Rodosit, pas sulmit që i bëri ish-partnerit të saj me bomba molotov duke i dëmtuar motorin e tij.

Sipas medias greke, ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit në Rodos, ku e reja ka shkuar në shtëpinë e tij, e ka kërcënuar, i ka shkaktuar dëme motorit dhe më pas është larguar.

Po atë ditë 21-vjeçarja është arrestuar nga policia greke.

Ish-partneri i saj ka pohuar në gjykatë se që nga shkurti i 2023-ës ai ka dalë herë pas here me 21-vjeçaren që jeton në Rodos me babain e saj, por nuk kishin pasur një lidhje.

I riu ka zbuluar gjithashtu se në vitin 2018, 21-vjeçarja ishte shtruar në një klinikë psikiatrike dhe merrte mjekim.

Sipas deklaratës së tij, vajza me origjinë shqiptare e kishte kërcënuar gjithashtu se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën.

Në korrik, kur ai i shprehu dëshirën për të shkëputur marrëdhënien, ajo filloi ta kërcënonte atë dhe familjen e tij. Sipas 26-vjeçarit, vajza e kërcënoi se do i digjte shtëpinë dhe makinën e tij dhe do e dërgonte në spital, nëse do e shihte me një vajzë tjetër.

Në gusht, teksa vazhdonte kërcënimet, i riu u takua me 21-vjeçaren që t’i kërkonte të ndalonte kërcënimet dhe ofendimet, por ajo e priste me një shkop në dorë dhe sapo e pa e sulmoi. Djali u shmang dhe shkopi u përplas mbi makinën.

Më 18 shtator, në mëngjes kur i riu doli nga shtëpia e të atit për të shkuar në punë, u përball me vajzën e cila filloi ta kërcënonte se do e bënte për spital dhe se do hidhte bomba molotov në shtëpinë e tij. Më pas ajo e gjuajti me shuplakë dhe e rrëzoi motorin e tij./f.s

Next Post
“Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën”, Balla: Do ndalojmë tullumbacet me oksid azoti

"Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën", Balla: Do ndalojmë tullumbacet me oksid azoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com