• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën”, Balla: Do ndalojmë tullumbacet me oksid azoti

by Java News
21/09/2023 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se Policia e Shtetit do të ndalojë përdorimin e tullumbaceve me oksid azoti. Ndonëse për këtë nuk ka një ligj specifik që e ndalon, aq sa kanë hyrë në Shqipëri duke paguar doganë, Balla tha se do të bazohet në disa konventa që e cilësojnë këtë lëndë si drogë.

 “Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën. Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj” tha Balla në foltoren e Kuvendit.

Për këtë arsye, ai pati një thirrje për opozitën.
“Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. Kërkoj mbështetjen e Kuvendit për paketën e sigurisë në shkolla. Mendoj se të rinjve shqiptar i rrezikohet një e ardhme më e mirë nëse nuk ndërhyjmë sot me forcë kundër lëndëve narkotike.

Besoj se deputetët e kuvendit do t’i mbështesin ndryshimet që ne duam për të garantuar që çdo keqbërës që i afrohet shkollave të marrë ndëshkim shumë më të ashpër”, tha Balla.

Balla propozon Forcim të Kodit Penal për personat që trafikojnë lëndë narkotike pranë shkollave, por edhe për ata që kapen me armë pa leje./f.s
Next Post
FIFA “shpërblen” kuqezinjtë e Sylvinho-s, kombëtarja shqiptare e 62-ta në botë

FIFA "shpërblen" kuqezinjtë e Sylvinho-s, kombëtarja shqiptare e 62-ta në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com