Autoritetet italiane kanë arrestuar një 42-vjeçar shqiptar në Itali, pasi kishte kërcënuar pronarët e një biznesi në Itali. Ditët e fundit, policia italiane kishte marrë një ankesë nga drejtuesit e një lokali të vendosur në zonën e stacionit hekurudhor, të cilët muajt e fundit ishin vënë në shënjestër të kërcënimeve nga 42-vjeçari shqiptar. Ai u kishte shkaktuar atyre një gjendje ankthi dhe frike, pasi i kishte kërcënuar edhe me vdekje.
Prandaj, Gjyqtari për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Astit lëshoi një ndalim për kthimin e 42-vjeçarit në komunën e Brasë dhe një ndalim për t’u afruar jo më pak se 1,000 metra pronarëve italianë. Por, vazhdoi të qëndronte në komunën e Bra dhe të shkonte pranë lokalit ku ishin të pranishëm personat që kishin denoncuar sjelljen e tij.
Mediat italiane shkruajnë se ai u arrestua, pasi shkeli për të disatën herë masën e ndalimt të vendosur nga gjykata. Gjykata e Astit, pas vërtetimit të arrestimit, urdhëroi një masë paraburgimi ndaj tij. Pozicioni i tij tani po shqyrtohet nga Autoriteti Gjyqësor, i cili do të vlerësojë çdo veprim të tij gjatë gjykimit pasardhës.











