Policia kolumbiane ka arrestuar një shqiptar, i cili është përleshur me një taksist në qytetin Magdalena.
Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka rënë, Eral Sadiku, i cili tashmë është dërguar në prokurori dhe do të përgjigjet për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një udhëtimi që shqiptari ka bërë me taksi. Ai është vënë re nga efektivët që ishte duke u përleshur me taksistin dhe më pas i ka nxjerr armën duke e kërcënuar.
Por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që ngjarja të mbyllej pa pasoja.
Ndërkohë sipas mediave vendase në Kolumbi gjatë vitit 2021 janë kapur 323 të huaj, ndërsa vetëm në ditët e para të Janarit janë prangosur 6 të tillë.











