• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha u premton grave: Shqipëria nesër, do të jetë si PD sot! (E përçarë dhe me dy koka?)

by A R
18/01/2022 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me gratë demokrate në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një mesazh në lidhje me përplasjet e brendshme në PD, duke theksuar se kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen dhe e kanë kuptuar se këtë betejë nuk mund ta bëjnë vetëm për fatin e një njeriu.

“Nuk do kishte turp më të madh për burrat që të hedhin një hap pas. Vetëm për zonjat ia vlen ta bëjmë këtë betejë. Nuk e shpërfill dot gjuhën e urrejtjes ndaj grave. Iu them ndalni sa nuk jeni vonë. Iua them qetësisht por vendosmërisht. Ndaluni sa nuk jeni vonë. Harrojeni se jua fal gjuhën e urrejtjes ndaj grave demokrate. Nuk kam ndërmend të rikthehem. Çfarë kishim për të thënë e thamë. Mirë bën që thuhet prapë sepse është njëfarë terapie. Kur ndodh diçka e keqe më mirë ta nxjerrësh se ta mbash brenda. Dua ta vë theksin edhe njëherë tek ajo që kemi vendosur të gjithë bashkë. Kemi vendosur të zgjedhim të ardhmen.

E ardhmja lind përmes sakrificës. Jam i vendosur të jem në krahun tuaj dhe t’i prij kësaj sakrifice. E ardhmja që duan shqiptarët është që fëmijët e shqiptarëve të gjejnë të gjitha mundësitë pranë familjeve të tyre. Tani është koha për ndryshim. Për të ecur përpara drejt modelit të së ardhmes. E kemi para syve tanë. Janë nënat shqiptare. Së bashku nuk ka forcë që na pengon për ta bërë këtë mision realitet dhe të prekshëm për të gjithë shqiptarët, Sot jemi në zemër të Tiranës dhe pardje isha në Fier”, deklaroi Basha.

Basha tha se do të jetë cep më cep të Shqipërisë ndërsa shtoi se Shqipëria nesër do të bëhet ashtu si është PD sot.

 “Pritje prekëse, qoftë me pjesëmarrjen dhe entuziazmin dhe kështu do jem cep më cep duke folur me të gjithë. Edhe me ata të zhgënjyerit që kanë edhe kritika. Do i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen. Edhe ata që e kanë kuptuar që këtë betejë nuk mund ta bëjnë për fatin e një njeriu. Si është PD sot, do të jetë Shqipëria nesër dhe ku ju shoh kështu e di që Shqipëria nesër do të jetë e fortë dhe e bukur. Ky është mesazhi që marr unë me vete nga ky takim i mrekullueshëm”, tha Basha.

/a.r

Next Post
FOTO/ Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

FOTO/ Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In