Shefi i qarkullimit në policinë e Sarandës, Leonard Xhindi ka marrë kërcënime në telefon. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.00 ai është telefonuar nga shtetas të panjohur që iu kanë thënë “jemi ISIS, ditë të kqija do të vijnë për ju”.
Xhindi ka bërë menjëherë padi në polici në lidhje me kanosjen. Numri i telefonuesit ka qenë i fshehur (privat), ndërsa policia dhe prokuroria e Sarandës kanë nisur hetimet.